Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,159 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Suarez: “Thohir? Ti japim kohe. Ka shpetuar shoqerine. Juve…”

Suarez: “Thohir? Ti japim kohe. Ka shpetuar shoqerine. Juve…”
Ardis
  • On 24/01/2014, 11:41

I intervistuar nga Radio Mana Sport, gjate transmetimit te “Tribuna Stampa”, Luis Suarez ka folur per momentin qe po kalon Interi dhe presidenti i tij Thohir. Ja dhe fjalet e tij: “Shkembimi – Guarin-Vucinic? Per momentin shkembimi do te favorizonte te dyja skuadrat, por goditjen me perspektive do ta bente Juventusi sepse kolumbiani eshte me i ri sesa sulmuesi. Nese Pogba mund te largohet, bardhezinjte do te gjendeshin me nje shifer te madhe parash per te investuar dhe nje Guarin me shume ne mesfushe. Kriza Inter? Mazzarri eshte trajneri ideal per te risjelle ne lartesine e duhur shoqerine, por i mungon materiali human i pershtatshem per te bere mire. Pozicioni ne klasifikim i klubit zikalter pasqyron ekzaktesisht vlerat e tij. Scudetto dhe Champions tashme jane te humbura, por mund te shpresojne akoma ne Europa League. Dirigjenca duhet te kuptoje se cfare duhet te beje per te permisuar dhe te kthehen me kompetitiv vitin e ardhshem. Ne situata te tilla nuk ka asnjehere nje person fajtor, nuk funksionojne komponente te ndryshem. Oriali perhere e ka bere punen e tij ne menyre perfekte. Ka pasur nje mungese te mjeteve ekonomike dhe dalengadale ekipi mori rrugen per poshte. Thohir? Ai nuk ka lidhje fare, per me teper ka meriten qe ka shpetuar Interin duke e marre ekipin ne gjysmen e nentorit. Eshte e nevojshme ti japesh kohe. Juventusi i favorizuar nga arbitrat? Formacioni i Contes eshte i fuqishem, nuk ka nevoje per ndihme. Garcia? Francezi po tregon veten e tij, eshte me te vertete i zoti, por ne ndryshim me teknikun zikalter ka ne dispozicion nje ekip me kualitete te medha.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags