Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,353 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

‘Lux-i’ qe ndricon Interin: Ja dokumenti sekret qe zbulon planin e Suning!

Inter Club Staff

Ja tek jemi, tashme kane mbetur edhe shume pak centimetra nga mbyllja finale. 

Pas ardhjes se Suning Commerce Group ne klub ata do te marin menjehere ne dore shumicen e aksioneve te Interit. Shume kane qene ata qe kane pyetur se sa do te kushtoje ky operacion ne total.

Sot Corriere dello Sport zbulon ekzistencen e nje dokumenti sekret qe shpjegon shume gjera: “Ne Kine, nje dokument i Suning per qeverine Kineze, tregon se gjigandi Kinez do te kete ne kontroll 68.55% te aksioneve. Keto aksione, kompania e Zhang Jindong do i bleje me ane te ‘Lux Spv’, shoqeri e krijuar enkas per kete operacion. Formula do te jete ajo qe ne 2013 i dha Thohir mundsine te merte 70% te aksioneve te Interit per 75 milione euro: ai kishte krijuar sebashku me Soetedjo dhe Roeslani kompanine International Sports Capital, ndersa tani ne skene hyn ‘Lux‘ qe ne Latinisht do te thote ‘Drita‘. Funksionari qe ka zbuluar kete dokument, nderkohe ka treguar se instituti i kreditit qe ai punon (mungon emri), i ka huazuar 158.14 milione euro Lux Spv, shoqeri qe ka nje kapital prej 263.56 milione euro. Pjesa e mbetur prej 105,42 milione (40%) do te vije direkt nga Suning. Kurse 263,56 milionet e tjere do te perdoren per te blere aksionet e Morattit (29,5%) dhe nje pjese tjeter per ato te Thohir (39,05%). Per Indonezianin qe sebashku me Soetedjo zoteron 70% te aksioneve zikalter do te mbeten 30,95% plus 0,5% ne doren e aksionereve te vegjel. Jo ndonje diference e madhe me shifrat qe jane perfolur keto dite ne Itali (Suning 70% te aksioneve dhe 30% per Thohir).”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.