Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

745 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi kap Vierin me gola dhe nuk mungon mesazhi i Bobos per Mauriton! Italiani i ka shkruar kapitenit zikalter…

Icardi kap Vierin me gola dhe nuk mungon mesazhi i Bobos per Mauriton! Italiani i ka shkruar kapitenit zikalter…
Inter Club Staff

Mauro Icardi arriti te shenonte nje dopiete ne ndeshjen e fundit te Serie A ndaj Spal duke i dhene keshtu Interit tre piket ne nje nga transfertat me te veshtira te sezonit duke pare se sa mire luajten kundershtaret. 

Por me keto dy gola, Icardi ka kaluar ne kuoten e 103 golave te shenuar me Interin ne Serie A.

Kjo shifer eshte e njejte me ate qe ka shenuar Bobo Vieri me Interin dhe keshtu Maurito jo vetem ka kapur Bobon, por ka mberritur ne vendin e shtate te klasifikimit all-time.

Kjo eshte nje arritje shume e madhe qe edhe Interi e ka pershendetur ne rrjetet sociale me nje video ku ka permbeldhur golat e ngjashem te atyre te dyve me bluzen zikalter.

Kjo me lart ka qene video e postuar nga Interi ne Twitter, Instagram dhe Facebook.

Por duket se menjehere pas kesaj video, kane filluar komentet e protagonisteve qe i kane thurur elozhe njeri-tjetrit.

I pari qe ka qene Bobo Vieri i cili ka komentuar poshte videos: 

“Bravo Maurito, vazhdo keshtu.”

E me pas nuk ka munguar as falenderimi i Mauros per fjalet e Bobo Vieri: 

“Faleminderit Bobo, te kisha nje sulmues si ti perpara ka qene nje stimul shume i madh per mua.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.