Icardi nuk gjen paqe per largimin nga Milano: “Paris Saint Germain? Kisha kaluar shume kohe tek Interi dhe nuk po fitoja tituj.”
Ka kaluar dicka me shume se nje muaj qe prej dites kur Paris Saint-Germain vendosi ta bleje me titllull perfundimtar Mauro Icardin.
Ai u transferua ne Paris per rreth 60 milione euro ne total dhe kjo ishte nje nga shitjet me te shtrenjta ne historine e klubit zikalter.
Por me sa duket Mauro Icardi nuk ka gjetur ende paqe per vendimin e Interit per ta larguar dhe nuk e harron aspak te permende emrin e klubit qe prezantoi me futbollin qe vlen duke kujtuar kohen e tij pa trofe tek Interi.
Ai ka folur per kete sezon dhe per sezonet e ardhshme duke vene ne dukje te kaluaren tek Interi.
“Ka qene shume e rendesishme per mua te beja nje hap kaq te madh ne karrieren time ashtu sic eshte kalim tek Paris Saint Germain.”
“Une jam vetem 27 vjec, por kam kaluar shume kohe ne Itali tek Interi (ka luajtur per 6 sezone me zikalterit).”
“Por ato vite kishin kaluar si pa e kuptuar dhe nuk kisha fituar tituj. Doja te vija te nje klub si Paris Saint Germain per te fituar tituj dhe te luaja ne nivele maksimale.”
“Eshte kjo qe me ka bere te kem deshire per te nderruar ambjent dhe per te zgjedhur nje skuader te re per karrieren time.”