Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,346 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “Numri 9, nje sfide e rendesishme. Mazzarri me ka premtuar…”

Icardi: “Numri 9, nje sfide e rendesishme. Mazzarri me ka premtuar…”
Xhorxh Gellci

Mauro Icardi eshte gati. Eshte i karikuar, duke pritur pregatitjen verore per sezonin e ardhshem por mbi te gjitha aventuren e madhe qe e pret. Interin e enderronte, ndersa tani eshte gjithcka realitet. Te hene transferimi do te behet zyrtar, dhe sulmuesi argjentinas mezi pret: “Nuk mendoja se gjithcka do vinte kaq shpejt. – shpjegon – Ne vetem dy vjet gjendem ne nje nga skuadrat me te medha te futbollit boteror, si Interi. Kam vetem 20 vjet, por te largohem nga shtepia aq i ri me ka ndihmuar shume. Nuk ka asnje presion per shifren qe Interi ka shpenzuar per mua, une di vetem qe te hene duhet te jem ne Milano dhe mezi pres te filloj punen.”

Presioni nuk ka te beje me parate, por me faktin qe do te jete pasardhesi i golashenuesve me te medhenj qe kane veshur fanellen zikalter me numrin 9: “Mazzarri me ka premtuar qe do te jem i rendesishem dhe shpresoj te mos e zhgenjej. Fanella me numrin 9 eshte nje sfide e rendesishme ne nje skuader si Interi, por nuk me tremb aspak. Dua te bej shume gola dhe te mundohem te luftoj per te fituar skudetton.

Por nuk eshte vetem Interi ne koken e Mauritos: “Per te arritur Kombetaren duhet te bej mire tek Interi, prandaj ky eshte objektivi im per tani. Te shkoj ne Brazil me kombetaren argjentinase do te ishte maksimumi, dhe mendoj se jam i ndryshem nga Tevez, Higuain dhe Milito, qe mes te tjerave tani eshte edhe i demtuar.

Pastaj dicka e pazbuluar me pare: “Para se te firmosja me Interin kishte shume skuadra pas meje, por nuk ishte kaq e rendesishme. Tani dua te jem protagonist me Interin ne pese vitet e ardhshme, edhe sepse kampionati italian eshte me i ekuilibruar se ai spanjoll, ku jane Barcelona dhe Real Madrid qe dominojne gjithcka.”

Ide te qarta, tani rradhen e ka fusha.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags