
Inter, ardhja e Hakimi ben qe nje lojtar te largohet me siguri: “Eshte pikerisht ai largimi i pare nga skuadra.”
Interi po vazhdon te ndertoje nje skuader kompetitive qe do te jete ne gjendje te luftoje perfundimisht ne sezonin e ri me Juventusin per titullin kampion.
Ashtu si tregon Calciomercato.com, ne fakt, zikalterit po punojne mbi te gjitha per te rinovuar krahet e mesfushes.
Pasi eshte blere (nje kryeveper) Hakimi nga Reali i Madridit (do te transferohet ne Milano pas disa ditesh), tani e ka radhen nje shitje e rendesishme ne skuadren zikalter.
Hakimi luan ne krahun e djathte te mbrojtjes dhe mesfushes, dhe tashme, dikush ne kete repart eshte i tepert.
“Operacionet nuk perfundojne aspak me Hakimi. Jo per gje, por Fiorentina dhe Interi ne kete moment po zgjasin huazimet me njera-tjetren per Biraghi dhe Dalbert.”
“Por ardhja e Hakimi ka bere qe nga Interi te largohet ne menyre te sigurt Valentino Lazaro, qe po prikthehet nga Premier League.
Per te jane te interesuara disa skuadra ne Gjermani, por ende nuk ka pasur asnje oferte konkrete tek Interi.
Lazaro erdhi veren e shkuar pas disa javesh negociata, por ai deshtoi totalisht ne Milano duke mos treguar ne asnje moment cilesite e tij.