
INTER, FLET EDHE ONANA: “Cfare emocioni. Endrrat behen realitet ndonjehere. Ne vecanti dua te…”
André Onana eshte me ne fund nje lojtar i Interit. Pas shume zerave dhe jave pas vizitave mjekesore, lojtari sot eshte prezantuar nga Interi.
Ardhja e portierit ka ndodhur ashtu si ishte parashikuar: me parameter zero nga Ajax dhe gjithcka ka nisur nga dita e sotme.
Nderkohe, vete lojtari eshte pare shume i emocionuar ne fotot dhe videot e publikuara pak me pare nga selia e Interit.
“Dua ti them te gjitheve se endrrat nje dite behen realitet. Jam shume entuziast per gjithcka cfare ka ndodhur”.
“Jam teper entuziast qe do te bej pjese e klubit tim me te ri, Inter. Dua te falenderoj ne radhe te pare Presidentin”.
“Dua te falenderoj edhe te gjithe administratoret e Interit, tranjerin dhe skuadren time te re qe sapo ka bere endrren time realitet”.
Keto kane qene fjalet e para te Onana qe vjen keshtu ne Milano rreth 6 muaj pasi ka rene dakord per kete kalim.
Ai do te gjeje ne Meazza nje kocke te forte si Handanovic, por qellimi i tij eshte te beje maksimumin dhe pse jo, te behet shume shpejt titullar.