Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

806 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER-Benevento, ja formacioni i zgjedhur nga Conte: “Nje super rikthim nga minuta e pare: do te luaje…”

INTER-Benevento, ja formacioni i zgjedhur nga Conte: “Nje super rikthim nga minuta e pare: do te luaje…”
Inter Club Staff

Tashme duket se Interi duhet ta lere pas shpines ndeshjen spektakolare te fituar ndaj Milanit vetem dy dite me pare.

Eshte koha per te menduar per kampionatin, ku perballe do te jete skuadra e Beneventos, nje skuader shume serioze kur vjen puna te ndeshjet qe ata kane luajtur ne Serie A.

Nuk duhet harruar se ata i kane marre nje barazim edhe Juventusit dhe se kane luajtur si te barabarte edhe ndaj Milanit.

Nderkohe, Conte do duhet te mendoje edhe per ndeshjen pas Beneventos, duke qene se Interi do te luaje direkt me Juventusin per kupen e Italise.

Kjo edhe per faktin se ndaj Juves do te kete edhe dy mungesa te rendesishme per Interin: Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku.

Keshtu, ata do te jene dy titullare te sigurt ne ndeshjen ndaj Beneventos, duke qene se nuk do luajne dot te marten.

Nderkohe, nga minuta e pare pritet te rikthehet edhe Bastoni, qe do te marre vendin e tij ne mbrojtje perpara Kolarov.

Sky Sport nderkohe tregon edhe nje tjeter surprize te bukur: ne kete ndeshje pritet edhe Eriksen nga minuta e pare ne vend te Brozovic.

Por ai qe mund te pushoje ne mbrojtje mund te jete De Vrij, ne vendin e te cilit mund te luaje Andrea Ranocchia.

Nderkohe, formacioni i Interit mund te jete ky: 

“Handanovic, Skriniar, Ranocchia, Bastoni, Hakimi, Eriksen, Barella, Vidal, Young, Lautaro, Lukaku.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.