Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 13, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Beppe Marotta zbulon detaje nga e ardhmja e Skriniar? “Mund t’ju them se vullneti i tij eshte…”

Inter, Beppe Marotta zbulon detaje nga e ardhmja e Skriniar? “Mund t’ju them se vullneti i tij eshte…”
Inter Club Staff

Diten e djeshme, pak perpara ndeshjes, Beppe Marotta ka dale perpara mediave dhe ka folur per Sky Sport per shume tema te ndryshme.

Gjithcka ka filluar me ekzagjerimet qe ka bere Barcelona…

Barca e ka ekzagjeruar?

“Jane eksperienca te perjetuara edhe me pare. Duhet te jemi shume te prere dhe te kujdesshem me gjithcka cfare ndodh”.

“Per ata rezultati i sotshem do te jete thelbesor por edhe per neve. Ata duan ta arrijne kete gje me cdo menyre, por gjithcka mund te kthehet ne favorin tone me nje ndeshje te madhe”.

Tema me e rendesishme: kontrata e Skriniar dhe rinovimi i tij. Shirti mund ti jape lojtarit nje stimul me shume per tu ndjere me shume pjese e projektit?

“Skriniar eshte nje profesionist i madh dhe nje lojtar shume i mire. Meriton te jete kapiten. Nese vullneti i tij do te jete identik me tonin, do te kete mundesi per te arritur nje marreveshje”.

“Mund t’ju them se vullneti i tij eshte thelbesor ne kete mes. Nga ana jone ka vullnet per te derguar perpara nje marreveshje te re per kontraten e tij”.

Levizja e Barcelones qe ka shitur nje pjese te mire te te ardhurave te ardhshme nga te drejtat TV, eshte e aplikueshme ne Itali?

“Sot duhet kerkuar sa me shume qendrueshmeria si model referimi. Presidenca e Laportas ka qene ne nje moment te veshtire financiare tek lubit, por me shume pune, kane ardhur deri me ketu”.

“Pasojat do te kishin qene te renda pa peshen e duhur te gjerave”.

A mund te mendohet qe sot te kalohet direkt ne 1/8?

“Shtysa duhet te vije direkt nga ndeshja e kaluar, edhe pse barazimin gjithashtu e pranojme me shume deshire”.

“Na takon neve te behemi protagoniste. Ndeshja eshte pergatitur shume mire, lojtaret jane te motivuar”.

Te ka habitur Napoli me shume pozitivisht apo Juventusi negativisht?

“Neve ne Itali ndodhemi ne nje moment vuajtje. Nga ana ekonomike dhe financiare, nuk jemi shume kompetitive me klubet e tjera”.

“Sot Napoli eshte nje model fitues me drejtues te zotet. Mire se vine me kete entuziazem dhe mund te jene nje spot i mire per futbollin tone”.

Normalisht keto fjale jane thene nga Marotta vetem pak perpara se ndeshja e djeshme te fillonte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.