Inter, besim te Onana por cfare prapaskene ne vere: “Ai u transferua tek Inter edhe fale… Alexis Sanchez”.
Portieri i Interit, Onana, do te jete titullar ne ndeshjen e se merkures kunder Barcelones ne Camp Nou.
Ai keshtu do te perballet me ish-skuadren e tij, edhe pse kurre nuk ka arritur te debutoje dot me skuadren e pare.
Gjithesesi, diten e sotme, La Gazzetta dello Sport ka treguar nje prapaskene interesante nga vjestha e vitit te kaluar”.
“Inter do te kete Onana ne porte, ashtu si ndaj Sassuolos dhe ashtu si ne ndeshjen e pare ndaj Barcelones qe u fitua ne San Siro”.
“Lojtari ka luajtur per shume vite te Masia e do te rikthehet keshtu per here te pare pas shume vitesh ne stadiumin ku ka enderruar per vite me radhe”.
“Vitin e kaluar, rastesisht, nderkohe qe ishte ne nje lokal ne Barcelone, ka takuar rastesisht lojtarin e Interit ne ate kohe, Alexis Sanchez”.
“Ne ate kohe Sanchez i tha te mos mendohej gjate dhe se Inter ishte destinacioni i duhur. Fati deshi qe Alexis te largohej me pas, por Andre ndodhet tek Inter”.
“E tani do i takoje pikerisht Andre qe te mbroje porten e Interit kunder te kaluares se tij, skuadres qe e solli ne Europe. Por ajo qe te ben pershtypje eshte se sa shume peshe kane pasur ato fjale te Sanchez ne mendjen e Onana ne ate kohe qe kerkohej nga shume skuadra”.