Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

657 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Biraghi, zbulohen te gjitha shifrat e operacionit: ai do te paguhet me pak nga sa u mendua ne fillim

Inter-Biraghi, zbulohen te gjitha shifrat e operacionit: ai do te paguhet me pak nga sa u mendua ne fillim
Inter Club Staff

Cristiano Biraghi tashme eshte nje lojtar i Interit dhe kjo gje eshte zyrtare qe prej disa oresh. 

Ai ka zgjedhur edhe numrin e fanelles: do te veshe ate me numrin 34. Por te rejat rreth tij nuk mbarojne me kaq.

Sipas asaj qe ka shkruar Corriere dello Sport ne edicionin e saj online, ne fakt, ish-lojtari i Fiorentines do te vije tek Interi me shifra te tjera ne krahasim me ato qe eshte perfolur ne momentin e pare.

Eshte ndryshuar shifra e blerjes por edhe modaliteti i pageses qe tashme do te behet ne tre vite dhe jo menjehere.

Ja cfare shkruan Corriere dello Sport: “Cristiano Biraghi vjen tek Interi keshtu ne nje huazim me te drejte blerje. Shifra e blerjes nuk do te jete 15 milione euro (sa u perfol ne fillim) por 12 milione euro qe mbi te gjitha do te paguhen ne tre vite.”

“Marotta dhe Ausilio kane marre keshtu nga Fiorentina kushte me te avantazhuara per blerjen e tij duke pare se shifrat do te paguhen ne tre vite gje qe e ndihmon Interin ne rast se e vendos ta bleje lojtarin.”

“Biraghi nderkohe ka firmosur nje kontrate me Interin per kater vite: do te perfitoje 1,1 milione euro ne vitin e pare, 1,7 milione euro ne sezon nese do e blihet nga Interi me pas.”

“Ai do te futet ne listen Champions League si nje produkt i akademise se Interit. Ai do te kete numrin 34.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.