Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

535 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Tre fitore dhe do te jemi ne Champions. Santon? Nuk ka faje. E ardhmja ime…”

Spalletti: “Tre fitore dhe do te jemi ne Champions. Santon? Nuk ka faje. E ardhmja ime…”
Bujar Berishaj

Ne Suning Training Centre rikthehet tradita per konferencen per shtyp para ndeshjes se kampionatit, kete here kunder Udineses. Keto jane fjalet e mister Spallettit:

Si do te riniseni pasi shkuat afer permbysjes me Juven dhe duke qene larg objektivit?
“Eshte dicka e lehte, duhet te merremi me ate qe eshte para neve dhe para neve ka shume gjera. Varet akoma nga ne, ajo qe ka ndodhur me Juven duhet ta perdorim per te qene me te forte ne tre ndeshjet e ardhshme”.

Keni rishikuar ndeshjen? Cfare mund te thoni per arbitrimin?
“Eshte nje ceshtje e mbyllur, mos me pyesni me. Ndeshjen e kam pare dhe ka shume aspekte ku duhet te punojme. Jemi rritur dhe kemi treguar qe mund te jemi skuader e forte”.

Keni vendosur per mbrojtesin e krahut te majte?
“E kam vendosur por duke u afruar tek ndeshja mund te ndodh qe e ndryshoj. Do te jete njeri mes Santon dhe Dalbert”.

Si e keni pare Santon pas Inter-Juve?
“Mire si gjithmone, me vjen keq qe eshte perballur me kritiken ne pergjithesi sepse ka bere ate qe duhej te bente sikur e gjithe skuadra. Nuk ka pergjegjesi per rezultatin. Nese duhet nje analize me e sakte dhe e thelluar ka shume gjera per t’u konsideruar, jo vetem nje episod. Te thuash qe faji eshte i njerit ose tjetrit eshte relative. Pergjegjesia dhe faji jane te miat sepse zgjedhjet i bej une dhe shume gjera nisin nga aty”.

Pas Inter-Juve distanca mes ekipeve te para eshte me e vogel edhe per vitin e ardhshem?
“Kete vit i kemi bere te vuajne me shume. Kemi bere nje pune korrekte. Skuadra eshte rritur sic e ka treguar ne ndeshjet e fundit, ne nivelin e mentalitetit, perndryshe nuk luan nje ore sic ke luajtur ne inferioritet numerik. E kemi pare ne ndeshje tjera cfare do te thote te luash me nje me pak. Keshtu qe mendoj se per menyren se si do te punojme do te jete mundesia per t’u afruar akoma me shume”.

Sipas Allegrit eshte bere komedi. Cfare mund te thoni?
“Ate qe kam thene, nuk kthehem prapa. Shkoj perpara. Mendoj se eshte me shume ajo qe kemi para sesa ajo qe kemi lene prapa. Ate qe ka ndodhur duhet ta shfrytezojme per mire ne ndeshjet e ardhshme”.

Icardi ne lot i ka prekur te gjithe. Duke konsideruar rendesine e ketij lojtari, cfare jave ka qene dhe sa do te jete e rendesishme qe te rekuperohet psikologjikisht?
“Pertej asaj se si nje person i shpreh ndjenjat e tij, e kemi thene tashme shume here qe djemte e dine ku jane dhe duan te miren e kesaj skuadra dhe te ketij klubit, te tifozeve. Kemi treguar qe jemi profesionist, me vlera. Kane punuar gjithe vitin, jane sjellur keshtu gjithmone. Duhet ta bejme deri ne fund. Reagimin e Mauros e dija edhe para se ta shihja, asht sic e di cfare jave kemi kaluar dhe si e kemi perjetuar kete jave per shkak te rezultatit dhe menyres se si ka shkuar ndeshja. Na vjen keq, por sic kam thene duhet te jemi te zotet qe te mos kushtezohemi sepse ndeshja e radhes eshte ajo e rendesishmja. Nese ndonje episod na sjell prapa mund te mos na lejoj qe kunder Udineses te bejme ate qe duam ose te kemi limite, gje qe nuk duhet te ndodh”.

Jeni i bindur qe mund t’i fitoni te gjitha dhe ku mendoni se Roma dhe Lazio mund te humbasin?
“Kjo nuk me intereson, une duhet te shikoj ne ate se cfare na jep force. Edhe pse ne realitet varet dhe nga te tjeret, ne ne keto ndeshje duhet te mendojme qe kualifikimi varet vetem nga ne. Nese i fitojme te gjitha jemi ne Champions. Ka probleme por nga ajo se si i sheh behen me te vogla ose me te medha”.

Nese do te ishit pronar i Interit perse do e konfirmonit Spallettin, ndoshta me nje zgjatje kontrate?
“Nuk mendoj per kete, nuk me intereson. Nuk duhet te bind asnjeri, duhet vetem te punoj dhe te jem bindes per ate qe duhet te jete pergjigjja nga lojtaret, per te kerkuar rezultatin qe duhet te japin ne fushe. Nuk e di cfare mendon klubi dhe kush duhet te me gjykoj. Mendoj se ka rendesi shume ajo qe tregon ne fushe dhe pergjigjja e lojtareve. Rrugetimi i bere, me drejtoret dhe sidomos me lojtaret qe tashme njihemi prej muajsh”.

Sa ishte e rendesishme prurja e Rafinhas duke konsideruar edhe per ate qe ka ndikuar te Brozovic? Do te beni gjithcka per ta rikonfirmuar?
“Na ka dhene nje dore, sic i kemi dhene ne ne fillim duke i vene ne dispozicion nje skuader per te gjetur veten fizikisht pas periudhes prej te ciles vinte. Tani eshte si te tjeret dhe po shpreh vleren e tij. Ne rritje eshte edhe ky konsiderim, rritja e skuadres. Sa i perket Brozovic, ai di te drejtoj skuadren, eshte nje lojtar i rendesishem sic jane te tjeret. Sepse ne pergjithesi kemi bere rezultate te mira, kemi kaluar nje periudhe ku nuk isha dhe nuk ishim te lumtur. Por duke vazhduar keshtu mund te luftojme edhe me skuadrat qe kane treguar dicka me shume ne vitet e fundit”.

Duke bere shaka kishit thene se kishit mobiluar shtepine edhe per vitin e ardhshem. Spalletti deshiron te qendroj te Interi?
“Po sepse duhet te jete sa me shume mirepritese qe eshte e mundur. Ne shtepi kalojme shume kohe. Sa i perket te ardhmes kam thene qe ka edhe tre ndeshje ku mund te vleresojme akoma gjerat, pra te presim. Rezultatet ne futboll dhe ne jete kane limite qe mund t’i tejkalosh me lehte. Keto tre ndeshje mund te kene nje rezultat te papritur ne fund”.

Sipas Morattit nje ndeshje si Inter-Juventus te ben te ndihesh akoma me shume interist. Pajtoheni?
“Po plotesisht. Dikush si ai me eksperiencen e tij nuk gjendet lehte. Duhet te mesojme nga ai. E shoh te drejte ate qe ka thene dhe qe skuadra ka treguar qe ka nje zemer interiste”

Jeni i bindur qe klasifikimi ju ka dhene ate qe meritonit sa i perket pikeve?
“Eshte dicka e veshtire per t’u kalkuluar. Sipas meje po tregojme nje mentalitet te forte. Skuadra eshte rritur. Shoh nje skuader me ekuiliber, kompakte. Loja qe kemi bere me nje lojtar me pak ne mesfushen e kundershtarit eshte dicka qe i jep shume lojtareve. Besojne shume me shume. Sipas meje klasifikimi mund te ndryshoj akoma ne keto tre ndeshje. Nese do te jemi te zote sipas meje do te marrim ate qe kemi lene rruges”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.