Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

610 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Borja Valero fjale te pabesueshme per Skriniar: “E dini? Vite me pare ne stervitje talleshim e i thonim atij se…”

Inter, Borja Valero fjale te pabesueshme per Skriniar: “E dini? Vite me pare ne stervitje talleshim e i thonim atij se…”
Inter Club Staff

Ashtu si ju kemi treguar edhe me pare, Borja Valero tashme e ka lene futbollin e profesionisteve dhe i eshte futur nje rrugetimi te ri.

Ai eshte nje nga specialistet e komentimit te DAZN, televizioni qe transmeton ne menyre ekskluzive Serie A ne Itali.

Ish-mesfushori zikalter eshte ndalur te flase per ndeshjen e sotme te Interit dhe nuk ka munguar edhe nje prapaskene per sa i perket Milan Skriniar.

Sllovaku edhe njehere tjeter ishte nje nga me te miret ne fushen e lojes dhe ishte edhe autor i golit te 2-0 ne pjesen e pare.

“Interi sot ka dominuar totalisht dhe une mendoj se kjo skuader ka nje potencial shume te madh te beje mire.”

“Ka ne skauder lojtare me te vertete te forte qe mund te bejne diferencen ne cdo repart. Kjo eshte dicka shume e mire.”

“Skriniar? Duke bere shaka ne stervitje vite me pare i thonim te mos shkonte kot perpara sepse gol nuk do te shenonte. Kjo sepse nuk shenonte shume me koke.”

“Por me duket kete vit eshte cmendur totalisht. Ka shenuar dy gola dhe ka qene disa here i rrezikshem kur del perpara. Edhe me Realin per pak sa nuk shenoi. Kjo eshte dicka shume e mire. Nje permiresim gjigand per te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.