Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

954 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Cagliari i del nga fjala klubit zikalter? “Me sa duket jane shume afer blerjes se Barreca dhe kjo do te thote se…”

Inter, Cagliari i del nga fjala klubit zikalter? “Me sa duket jane shume afer blerjes se Barreca dhe kjo do te thote se…”
Inter Club Staff

Inter ne kete sezon ka huazuar shume lojtare te rinj, por ndryshe nga sa eshte bere vite me pare, keto huazime kane qene me te menduara mire.

Dicka e tille ka ndodhur edhe me nje talent te ri zikalter qe ka perfunduar ne huazim te skuadra e Cagliarit ne Serie B.

“Behet fjale per Franco Carboni, i lindur ne 2003 dhe i shpallur kampion ne sezonin e kaluar me Primaveren zikalter ne Itali”.

“Ai eshte transferuar te Cagliari ne huazim me te drejte blerje dhe te drejte kunderblerje nga Inter deri ne fund te ketij sezoni”.

“Ne keto ndeshje te para, Carboni ka luajtur gjithmone nga pankina dhe asnjehere si titullar. Por keto gjera mund te ndryshojne shume shpejt”.

“Me sa duket, Cagliari eshte shume prane rikthimit te Antonio Barreca dhe ky eshte nje lajm i keq per djaloshin zikalter”.

“Ai do te ishte zgjedhja e trete ne skuadren e Cagliarit per krahun e majte dhe do te ndalonte keshtu rritjen e tij”.

“Nese kjo gje ndodh, atehere kjo do te thote se Cagliari nuk po e mban fjalen e dhene per Interin qe lojtari do te kishte minutazh te rendesishem kete sezon. Nese situata do te perkeqesohet, Inter mund ta ktheje ne shtepi Carbonin per ta huazuar prape ne nje skuader tjeter”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.