Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

660 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, derby ka pasur vetem nje lajm te keq: Achraf Hakimi! “Lojtari eshte i detyruar tashme qe te…”

Inter, derby ka pasur vetem nje lajm te keq: Achraf Hakimi! “Lojtari eshte i detyruar tashme qe te…”
Inter Club Staff

Interi ka arritur te fitoje dhe te dominoje ndaj Milanit diten e djeshme ne San Siro duke e mbyllur ndeshjen 0-3.

Zikalterit kane arritur te shenojne qe ne fillim te ndeshjes me Lautaron dhe me pas ka qene pikerisht argjentinasi ai qe ka dyfishuar dhe Romelu Lukaku ka mbyllur perfundimisht ndeshjen.

Por gjithesesi, sipas asaj qe shkruan sot La Gazzetta dello Sport, diten e djeshme nuk ka pasur vetem lajme te mira per skuadren zikalter.

Me sa duket behet fjale per Achraf Hakimi, qe dje ka zhvilluar nje ndeshje mesatare, por ai do te mungoje ne ndeshjen e radhes.

“Le te themi qe Hakimi ka qene e vetmja note e stonuar e Interit ne ndeshjen ndaj Milanit e mbase jo shume per paraqitjen, por per ate karton te verdhe.”

“Mbrojtesi maroken i Interit, ka qene ne listen e lojtareve qe rrezikonin per shkak kartonash dhe ai e ka marre nje te tille.”

“Lojtari pas kartonit per ate nderhyrje te ashper ndaj Theo Hernandez, do te mungoje ne ndeshjen ndaj Genoas te dielen e ardhshme.”

“Ne vend te tij me te gjitha gjasat do te luaje zevendesuesi natural i tij ne skuader, Matteo Darmian, qe e ka zevendesuar edhe me pare marokenin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.