Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

3,833 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare gjesti madheshtor nga Lukaku: “Ja sa do te jete paga e tij e re ne Milano: ka pranuar te marre vetem…”

Inter, cfare gjesti madheshtor nga Lukaku: “Ja sa do te jete paga e tij e re ne Milano: ka pranuar te marre vetem…”
Inter Club Staff

Nga 12 gushti 2021 ne 21 qershorin 2022: Romelu Lukaku eshte rikthyer tek Interi. Nuk eshte nje shaka. Keshtu hapet sot La Gazzetta dello Sport qe vazhdon edhe me tej.

“Eshte rikthyer vertete, nuk eshte nje shaka, edhe pse nje shaka dukej ne dimrin e kaluar kur kjo hipoteze filloi te perflitej dalengadale.”

“Per ta pare fizikisht ne Milano do te duhet te presim edhe pak, por sulmuesi do tej ete ne Milano per  vizitat mhekesore te merkuren ose te enjten e javes se ardhshme.”

“Por diten e djeshme Inter virtualisht ka perqafuar perseri lojtarin duke e mbyllur marreveshjen me Chelsean per gezimin e te gjitheve.”

“Dhe detajet tashme jane te njohura pothuajse nga te gjithe, dhe Big Rom vjen ne Milano me nje huazim sezonal.”

“Ai vjen pas nje sezoni totalisht te deshtuar te Chelsea ku e ka kuptuar qe ne fillim se kishte bere gabimin e jetes.”

“Ai nuk humbi vetem ate titullin si nje prej sulmuesve me te mire ne bote kur u largua nga Inter, por mbi te gjitha humbi dashurine e njerezve.”

“Dashurine e popullit zikalter qe nuk e gjeti dot askund dhe pikerisht per kete ishte gabimi me i madh qe ai ka bere ne karriere.”

“Gaboi menyren e transferimit, kohen, por edhe skuadren. Me pak fjale, gaboi gjithcka, dhe beri qe te ndihej ne nje moment tradhetar i njerezve qe e deshen aq shume.”

“Por gjithmone ka kohe per te rekuperuar gabimet. E ai ka puqur token dhe qiellin prej muajsh qe kjo gje te ndodhte sa me pare.”

“Gjithesesi, shpesh here lojtaret gjykohen nga veprimet apo gjestet qe ato bejne dhe qe jane shpesh te ndikuara nga ana ekonomike.”

“Doni ta dini cfare ka bere Lukaku ne kete rast? Vetem e vetem qe te vije tek Inter, do te marre rreth 30-35% me pak rroge.”

“Ai do te kete nje page rreth 8,5 milione euro, dhe ai 30-35% vertitet diku tek 6-7 milione euro sepse te Chelsea merte dicka te ngjashme me 15 milione euro bashke me disa bonuse te fshehura qe tek Interi do i humbase.”

“E kuptoni tani qe nuk eshte dicka qe cdo lojtar do ta bente? Ky njeri ka qene i deshperuar per te ardhur ne Milano dhe per te kerkuar falje ne fushe sepse eshte penduar vertete.”

“Zyrtarizimi tani do te vije mbase edhe sot, por edhe neser. Gjithcka ne finale eshte perfeksionuar edhe nga aftesia e avokatit Sebastien Ledure qe ka qene fizikisht ne seline e Interit.”

“Eshte ai njeriu i besimit te Lukakut pas prishjes se mardhenieve me Federico Pastorello, njeriu qe i mbushi mendjen Lukakut per transferimin te Chelsea nje sezon me pare.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.