Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,339 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Inter, cfare goditje: eshte mbyllur marreveshja per mbrojtesin e talentuar qe kerkonte edhe Juventusi.”

“Inter, cfare goditje: eshte mbyllur marreveshja per mbrojtesin e talentuar qe kerkonte edhe Juventusi.”
Inter Club Staff

Sezoni i Interit duhet te mbyllet ende dhe askush nuk e di ne kete moment nese do te mbyllet apo jo, por merkato vazhdon te dhuroje te reja per sa i perket Interit. 

Zikalterit do te jene protagonist absolut te merkatos qe do te vije dhe nuk pritet qe ne qender te saj te jete vetem emri i Lautaros.

Jane shume repartet qe pritet te kete te reja ku ne mesfushe pritet nje goditje e madhe, por edhe ne mbrojtje ku ne keto caste po thuhet se eshte mbyllur blerja e pare dhe eshte nje transferim shume i rendesishem per ate qe perfaqeson per te tashmen por edhe per te ardhmen.

Nderkohe qe pozicioni i Diego Godin eshte teresisht ne diskutim dhe ai pritet te largohet me siguri ne vere, lojtari eshte gati te zevendesohet menjehere.

Por ne mbrojtje pritet te largohet edhe Asmoah, i cili ka perfunduar ne shenjestren e Fenerbahces ne Turqi.

Gjithesesi, le te rikthehmi tek lajmi me i fundit: nuk ka qene nje sekret qe Interi pelqen shqiptarin Marash Kumbulla por me sa duket Marotta e ka mbyllur marreveshjen per te me Veronen.

Per Kumbullen interesohej edhe Juventusi qe ka tentuar te futet ne mes, por ka qene nje tentative e deshtuar duke qene se Marotta ka qene shume perpara ne tratativat me Veronen.

La Repubblica shkruan: “Njezet vjecari shqiptar, i lindur ne Peschiera del Garda, eshte nje lojtar virtualisht i Interit. Eshte i sigurt transferimi i tij dhe Marotta ka mbyllur cdo gje per te.”

“Cfare ka mbetur pa u vendosur? Interi dhe Verona kane rene dakort per kete transferim. Per tu vendosur jane vetem lojtaret perfundimtare qe do te perfshihen ne marreveshje.”

“Klubi i Verones do te marre Salcedo dhe Dimarco, dy lojtare qe Interi deshironte ti fuste ne kete marreveshje. Keshtu, te gjithe te lumtur.”

“Interi ne kete menyre ka siguruar nje nga mbrojtesit me te talentuar te Serie A qe ne kete sezon tek Verona ka bere mrekullira me paraqitjet e tij.”

“Gjithesesi do te kete kohe per te zyrtarizuar kete marreveshje sepse ne kete moment mendohet se sezoni aktual do te shtyhet me disa muaj.”

Por lajmi i mire eshte se blerja e pare per Interin e sezonit te ri mund te kete pikerisht nje emer shqiptar: Marash Kumbulla. 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.