Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

313 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sport Mediaset zbulon: “Eshte e kote, Conte do te shtange te gjithe perseri me formacionin sot: pritet te luaje Borja Valero perpara Eriksen!”

Sport Mediaset zbulon: “Eshte e kote, Conte do te shtange te gjithe perseri me formacionin sot: pritet te luaje Borja Valero perpara Eriksen!”
Inter Club Staff

Ne shtepine Inter eshte sot koha per atmosferen e prag-ndeshjes.

Antonio Conte ka pergatitur ndeshjen ndaj Fiorentines dhe zikalterit do te hyjne ne fushen e lojes me qellimin e vetem per tu rikthyer perseri ne vendi ne dyte.

Nese Interi do te humbase ndaj Fiores, dhe Juventusi do te fitoje ndaj Udineses, kjo gje mund ti jape kampionatin nderkohe Juventusit dhe Conte kete gje e di.

Por nese Interi humbet, tranjeri zikalter do te vazhdonte te mos ishte i lumtur edhe per faktin e kalendarit per te cilin eshte ankuar edhe pas ndeshjes me Romen.

Ne shenjester nga ai ka qene Federata dhe Juventusi me keta te fundit qe kane nje kalendar shume here me te mire nga Interi.

“Kritika e Contes ka qene konstruktive – shpjegon Sport Mediaset – dhe nuk ka krijuar asnje tension ne brendesi te klubit. Dukej sikur ishte nje terheqje veshi edhe ndaj drejtuesve te tij.”

“Marotta e njeh mire Conten dhe e di se si komandanti i tij kerkon shpesh perballje per te hequr vemendjen nga skuadra e tij kur nuk vijne rezultatet e kerkuara.”

“Por Conte ka te drejte, sepse pas lockdown, zikalterit nuk kane pasur asnje ndeshje ku ata te kene pasur avantazh ndaj kundershtareve me dite pushimi.”

“Per pese here nga shtate, Interi ka pasur nje dite me pak pushim se kundershtaret.”

“Por ne menyre kurioze, ne 4 ndeshjet e tjera, Interi ka fituar pervec se me Romen, ku ne pjesen e dyte per hir te vertetes, skuadra eshte pare shume e lodhur ne fushen e lojes edhe pse e mori barazimin ne fund.”

“Pikerisht nga ketu lind ngritja e zerit te Contes. Kjo edhe pse Juventusi nuk ka luajtur kurre me nje skuader kur ka qene nje dite me pak pushim. Nuk ka ndodhur asnjehere.”

“Gjithesesi, le te rikthehemi tek ndeshja: A do te luaje sot Eriksen? Kjo eshte ceshtja e kopertines qe me sa duket pergjigjen e ka goxha te hidhur.”

“Conte pritet qe sot ndaj Fiorentines te preferoje Borja Valeron perpara danezit qe ka ardhur si nje super yll i futbollit boteror ne janar.”

“Eshte me te vertete dicka qe shume pak persona po e kuptojne, sepse Conte ndryshoi modulin per Eriksen dhe tashme aty po luan Brozovic, Borja Valero e te tjere, te gjithe, pervec atij per te cilin u ndryshua formacioni.”

“Me sa duket, edhe sot, Conte do te vazhdoje te shtange te gjithe e Eriksen do e nise nga pankina. Nderkohe e ardhmja e tij eshte e mbushur me pasiguri.”, e mbyll shkrimin e saj Sport Mediaset.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.