Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,030 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare lajmi per Bremer! Fabrizio Biasin zbulon: “Sot Bremer ka qene ne Como per dreke me nje…”

Inter, cfare lajmi per Bremer! Fabrizio Biasin zbulon: “Sot Bremer ka qene ne Como per dreke me nje…”
Inter Club Staff

Tashme qe kampionati eshte ne perfundim, cdo dite ne pah dalin lajme per merkaton dhe nuk mund te mungojne ato mbi Interin.

Nje nga emrat me te perfolur tek Interi pikerisht ne prag te merkatos se veres, eshte Gleison Bremer, lojtari i Torinos.

Ai ka qene nje nder me te miret ne Serie A ne kete sezon dhe ka shume media qe e japin goxha afer skuadres zikalter.

Per te dhe per nje kalim te mundshem ka folur sot Fabrizio Biasin ne Itali, edhe pse e ka bere kete gje duke perdorur jo pak ironine.

“Gleison Bremer ka qene per dreke ne Como. Jo shume larg nga Appiano Gentile, aty ku gjendet edhe qendra sportive e Interit.”

“Cfare ka nje dreke ne Como? Asgje ne fakt. Madje ai ka qene ne kete dreke me nje nje biznesmen imobilaresh. Cfare do te thote kjo? Absolutisht asgje.”

“Ajo qe doja te thoja qe Como eshte nje qytet teper i bukur per te blere nje shtepi dhe per te jetuar”, ka shkruar gazetari.

Ai ka perdorur ironine, por ne fakt, me fjale te tjera, ka dashur te tregoje se si Bremer po kerkon shtepi ne Como. Nje sinjal merkatoje? 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.