Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,276 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare ndodh nese shitet Dumfries ne vere? “Ja kater emrat qe mund te zevendesojne. Njeri eshte pikerisht…”

Inter, cfare ndodh nese shitet Dumfries ne vere? “Ja kater emrat qe mund te zevendesojne. Njeri eshte pikerisht…”
Inter Club Staff

Ditet e fundit kane dale ne pah shume zera per interesin e forte te Bayern Munich ne drejtim te Denzel Dumfries.

Por ka pasur edhe nga ato lajme qe e kane konsideruar hollandezin si nje lojtar te sakrifikueshem ne merkaton e ardhshem.

Nderkohe, Inter ne kete moment nuk eshte se ka dhene ndonje sinjal per shitjen e lojtarit por normalisht do te varet gjithcka nga oferta qe mund te vije ne Milano.

Por nese ai largohet, La Gazzetta dello Sport ka treguar kater emra te cilat Interi i ndjek prej kohesh per te ardhmen.

“Ne cdo rast, zerat per Dumfries, nese dalin te vertete, atehere Interi do te pranonte shitjen e tij vetem per nje shifer te rendesishme.”

“Keshtu, emrat qe po perfliten me shume tani jane Nahuel Molina qe me Udinesen ka mahnitur kete sezon.”

“Me pas eshte Dodo i Shakhtar Donetsk, Jonathan Clauss i Lens dhe ne fund francezi i Liepzig, Nordi Mukiele.”

“Keto jane te gjithe profile interesante, qe nuk eshte se kane shperthyer ne menyre perfundimtare dhe qe mund te blihen per nje shifer te ulet. Pak a shume per te perseritur nje operacion si Dumfries veren e shkuar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.