Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,030 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

LAJM I FUNDIT – Reagon agjenti i Paulo Dybala: “Ne kete moment nuk eshte aspak e vertete qe Paulo ka…”

LAJM I FUNDIT – Reagon agjenti i Paulo Dybala: “Ne kete moment nuk eshte aspak e vertete qe Paulo ka…”
Inter Club Staff

“Excusatio non petita, accusatio manifesta” thonin latinet. Por me sa duket, kjo gje vlen edhe per diten e sotme.

Direkt pas publikimit ne faqet e La Gazzetta dello Sport per transferimin me parameter zero te Dybala tek Inter, ka ardhur edhe reagimi i pare.

Per kete gje ka folur direkt agjenti i lojtarit, qe me sa duket ka dashur te qetesoje pak situaten ne kete moment.

Nga fundi i Serie A duhen edhe tre ndeshje dhe askush nuk deshiron qe Dybala ta mbylle keq aventuren e tij me tifozet e Juventusit.

Nderkohe, fjalet e agjentit kane qene: “Lojtari ne kete moment eshte totalisht i perqendruar te finalja e sezonit.”

“Kampionati ka ende rruge perpara dhe Kupa e Italise gjithashtu eshte nje kompeticion qe Dybala deshiron te luaje mire dhe te beje mire.”

“Prandaj, i siguroj te gjithe se asnje marreveshje nuk eshte arritur me asnje klub ne Itali apo jashte Italise ne kete moment”, ka nenvizuar Jorge Antun.

Me sa duket ai nuk deshiron te ndeze me shume situaten edhe ne prag te ndeshjes me Interin ne Kupen e Italise ku Dybala mund te luaje perballe te ardhmes se tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.