Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

887 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare po ben? “Gati te sakrifikohet lojtari me i mire i Primaveres por kesaj radhe mund te mbahet nje…”

Inter, cfare po ben? “Gati te sakrifikohet lojtari me i mire i Primaveres por kesaj radhe mund te mbahet nje…”
Inter Club Staff

Tratativa ndermjet Interit dhe Cagliarit per Raoul Bellanova vazhdon me shpejtesi dhe italiani po afrohet me skuadren zikalter.

Por me sa duket, ajo qe po ben te diskutohet shume ne kete operacion eshte edhe perfshirja e nje lojtari nga Primavera e Interit.

“Tratativa per lojtarin e lindur ne 2000 po vazhdon shume mire me Cagliarin dhe oferta e fundit e Interit eshte pritur shume mire.”

Keshtu shkruan La Gazzetta dello Sport, e cila me pas shpjegon edhe se si Inter ka perfshire lojtarin me te mire te Primaveres aktuale ne kete operacion.

“Tratativa per Bellanova ecen perpara dhe eshte shume prane nje marreveshje. Dje, ne nje takim ne Milano, ka pasur nje takim te ri ndermjet paleve.”

“Prezent ka qene Ausilio dhe Stefano Capozucca, qe eshte edhe drejtori sportiv i Cagliarit qe ka pronesine e Bellanova.”

“Interi ka treguar dakordesine per te perfshire ne kete operacion Casadei dhe te paguaje dhe 8 milione euro.”

“Lajmi i mire eshte se Casadei do te jepet te Cagliari ne huazim me te drejte blerje, por Inter do te kete te drejten ta ribleje menjehere per pothuajse te njejten shifer nese klubi sdo te jete dakord me shitjen e lojtarit. Me shume pritet te merret vesh ne ditet ne vazhdim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.