Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,533 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare prapaskene e pabesueshme: “Pas festimeve te Milanit vjet, 5 lojtare te Interit bene nje pakt: do qendrojme per…”

Inter, cfare prapaskene e pabesueshme: “Pas festimeve te Milanit vjet, 5 lojtare te Interit bene nje pakt: do qendrojme per…”
Inter Club Staff

Pese lojtare te Interit, me te rendesishmit, vendosen te benin nje pakt me tu mbyllur sezoni vjet: nga Inter nuk do te largohemi.

E ja ku jemi, merkato mbyllet per shume pak dite, por keta pese lojtare ndodhen nen urdherat e Simone Inzaghit sot e kesaj dite, edhe pse kane qene nder me te kerkuarit.

Sot La Gazzetta dello Sport zbulon se cfare fshihet keshtu pas ketij pakti, te bere direkt mes lojtareve te Interit, si dhe kur lindi dhe cili ka qene objektivi final.

“Duket pak a shume si ajo shprehja: “E doje bicikleten?”. Ja, lojtaret e medhenj te Interit e kane dashur. Kane hipur”.

“Por me mire akoma, kane qendruar lart, pa zbritur ne asnje destinacion tjeter dhe tani eshte koha te pedalojne me fanellen e Interit”.

“Kane mundesine tani qe te tregojne se cfare jane te afte te bejne. E kjo tani ka te beje edhe me naten e sotme, ku nga Olimpico kalon nje teme diplome e rendesishme per Interin.

“Nuk ka qene nje pakt i lehte per tu mbajtur, por eshte nje pakt i kryer me sukses vetem fale vullnetit dhe beses e lojtareve zikalter”.

“Edhe vete drejtuesit e kane pasur shume te lehte kete vere sepse nuk kane pasur asnje situate alla-Lukaku si e veres se kaluar”.

“Askush nuk ka dashur te largohet nga Inter dhe askush nuk ka kerkuar dicka te tille te klubi. Ky ka qene pakti”.

“Eshte nje histori e fillimit te gushtit, pak perpara fillimit te kampionatit. Lojtaret me te rendesishem ne skuader jane perballur me njeri-tjetrin, ne ato shume momente kur lojtaret mblidhen per te folur”.

“E kabe bere sidomos lojtaret qe kane pasur me shume merkato si puna e Lautaro, Dumfries, Barella, sigurisht, edhe Skriniar me Bastoni.”

“Te peste keta, edhe pse ne menyre te ndryshme dhe ne kohe te ndryshme jane kerkuar ne merkato, kane vendosur te gjithe bashke”.

“Nuk do te largohemi, kane vendosur. Edhe kur presidenca ka shtyre drejtuesit per te bere nje shitje, pakti ka mbajtur fort dhe Skriniar nuk ka shtyre aspak per tu shitur”.

“Eshte pikerisht ky pakt qe e ka mbajtur tek Inter. Lojtaret me te rendesishem te Interit kane frenuar gjithcka per te mos perseritur nje Lukaku 2 ne skuader”.

“Te gjithe bashke vendosen se nuk do te kerkonte asnje largimin dhe keshtu ndodhi, pakti u respektua”.

“Pakti normalisht ka nje objektiv te qarte: Scudetton, yllin e dyte, si dhe fitoren ndaj Milanit. Por ka edhe me shume”.

“Eshte nje pakt i frymezuar nga festimet e shemtuara te disa lojtareve te Milanit qe ne Appiano nuk jane pelqyer aspak.”

“Lojtaret e Interit jane te zhgenjyer me ata sepse ata kane festuar Scudetton nje vit me pare, por ne asnje moment nuk kane treguar mungese respekti ndaj lojtareve te Milanit, dicka qe nuk ndodhi me ta, me vete lojtaret qe kane nisur kore ofenduese ndaj Interit, lojtareve te Interit, si dhe tranjerit zikalter, komplet pa shkak”.

“Ky pakt ka mbajtur keshtu bashke Interin dhe normalisht do te flitet perseri ne fund te sezonit. Por rendesi ne futboll ka e rashmja, faktet. Inzaghi ka aprovuar dhe drejtuesit akoma me shume. Eshte koha qe ky pakt te kaloje ne fushe tashme.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.