Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,003 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Corriere zbulon: “Inzaghi ka mbetur i lenduar nga Perisic: ai diten e shtune e telefonoi per…”

Inter, Corriere zbulon: “Inzaghi ka mbetur i lenduar nga Perisic: ai diten e shtune e telefonoi per…”
Inter Club Staff

Ne edicionin e saj te sotshem, Corriere dello Sport eshte kthyer tek largimi i Ivan Perisic nga Inter qe po ndodh me parameter 0.

Per te ka treguar pak me pare Sky Sport UK se lojtari ka mberritur ne Londer por Corriere ka dashur te kthehet prapa disa dite.

Ata kane treguar keshtu momentin kur Perisic i ka thene tranjerit te Interit qe do te largohet me Inzaghin qe ka mbetur i lenduar.

“Gjithcka ka te beje me nje telefonate. Ivan Perisic ka marre nje te tille disa dite me pare, ose per te qene te sakte, diten e shtune.”

“Ai qe e ka telefinuar ka qene Simone Inzaghi, qe ka dashur te flase me te dhe te kuptoje pak a shume se sa ishin shanset qe ai te qendronte.”

“Por nderkohe qe Interit nuk i ka pelqyer menyra se si Ivan Perisic e ka menaxhuar largimin e tij, Inzaghi duket se ka mbetur goxha i zhgenjyer.”

“Lojtari edhe pse njihej per deshiren e tij per te luajtur ne Premier League, ne asnje moment nuk kishte folur me tranjerin per largimin e tij te sigurt.”

“Prandaj edhe Inzaghi kishte kerkuar me ngulm qe ai te qendronte, duke menduar se mos lojtari donte nje oferte me te mire.”

“Por nderkohe qe ai eshte munduar ta binde ne telefon, ne menyre te papritur, Perisic i ka thene se eshte shume prane Tottenham dhe se e ka vendosur tashme.”

“Per kete fakt Inzaghi ka mbetur keq, sepse deri ne fund ka menduar se Perisic do te qendronte nese zikalterit do te benin oferten e duhur.”

“Por jeta vazhdon sepse Inzaghi e di qe ka nje lojtar si Gosens ne skuader qe ka qene nje nder lojtaret me te mire ne vitet e fundit ne Serie A.”

“Blerja e gjermanit i ka bere te gjithe te mendojne ne dimer se tashme e ardhmja e Perisic ishte vendosur perfundimisht.”

“Por nje faze e dyte e shkelqyer e Perisic ka bere qe Interi te mendohet edhe njehere dhe ti ofroje Perisic nje oferte jashte merkatoje.”

“Kjo sepse Marotta ka shkuar pertej mundesive te Interit duke i ofruar rreth 6 milione euro ne sezon bashke me bonuse nje lojtari 33 vjecar.”

“Gjithesesi, kroati eshte e kaluara tashme dhe Gosens e tashmja. Dhe syte e Interit jane ne investimin e radhes qe do te behet ne krahun e majte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.