Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

437 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, cfare prapaskene: “Ne 2019 klubi donte te shiste nje lojtar por Conte ndaloi gjithcka: behet fjale per…”

Inter, cfare prapaskene: “Ne 2019 klubi donte te shiste nje lojtar por Conte ndaloi gjithcka: behet fjale per…”
Inter Club Staff

Te gjithe e dine ate qe Antonio Conte ben kur do dicka ne nje skuader dhe se si leviz ai kur dicka nuk i pelqen.

Te pakten tifozet e Interit e kane vene re dicka te tille ne dy vitet e Contes tek zikalterit se si ai eshte nje njeri teper i veshtire per tu menaxhuar.

Keshtu, gjate kohes se tij te Interi, me sa duket ai ka bllokuar qe ne nisje nje operacion te rendesishem merkatoje.

Kete gje e shkruan Calciomercato.com e cila kujton nje moment kyc kur Interi mendoi te vinte ne merkato Stefan De Vrij.

“Ka qene pikerisht Antonio Conte qe ndaloi qe Interi te bente nje gabim teper te madh me Stefan De Vrij e merkato.”

“Ai kishte pak jave qe kishte ardhur ne Milano dhe Ausilio me Marotten i treguan teknikut italian per mundesine e largimit te De Vrij.”

“Ne ate kohe ai kerkohej me ngulm nga Barcelona por Conte refuzoi menjehere duke thene shume qarte se De Vrij nuk duhet te levize.”

“Shitja e tij per Conten do te thoshte modifikimin e planit fillestar qe e shikonte De Vrij ne qender te mbrojtjes. Sipas tij, ai ishte perfekt per nje mbrojtje me tre. E keshtu ndodhi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.