Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,145 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, CFARE REKORDI: “Asnje ekip ne Serie A si Interi: dje zikalterit u futen pergjithmone ne histori.”

INTER, CFARE REKORDI: “Asnje ekip ne Serie A si Interi: dje zikalterit u futen pergjithmone ne histori.”
Inter Club Staff

Inter i Simone Inzaghit ka fituar diten e djeshme ne fushen e Spezias nje ndeshje teper delikate me rezultatin 1-3.

Por me sa duket, zikalterit kane vendosur ne fushen e lojes nje rekord absolut qe e mban vetem ajo ne kete moment.

Per kete gje ka folur gazetari i njohur, Giuseppe Pastore, i cili e ka nxjere ne pah kete statistike te madhe te Interit.

Sipas tij, Inter ne Serie A nuk ka lene asnje skuader pa mundur dhe eshte bere skuadra e vetme ne Itali qe e ka bere kete.

“Me 3-1 ne Spezia diten e djeshme, Interi eshte bere skuadra E PARE ne historine e futbollit italian qe ka mundur te pakten njeheren e shtepi te gjitha skuadrat ne Serie A.”

“Zikalterit keshtu kane udhetuar plot 66 here ne historine e tyre ne Serie A ne fushat kundershtare dhe kane fituar te pakten njehere ne cdo fushe.”

“Kjo eshte hera e pare qe ndodh dhe normalisht ka ndihmuar edhe fakti se Interi ka qene ne Serie A gjate gjithe historise se saj.”

“Per shembull, Juventusi nuk ka fituar dot ne fushen e Messines dhe Trevisos. Milan nuk ka fituar ne fushen e Avellinos, Carpit, Leccos e disa te tjera.”

“Urime Interit per kete arritje. Me te vertete dicka unike”, e mbyll shkrimin e tij ai per Il Giornale.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.