Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,279 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Lautaro nuk permbahet pas ndeshjes: “Jo, nuk me pelqen pankina. Por nuk po me pelqejne fare as…”

Lautaro nuk permbahet pas ndeshjes: “Jo, nuk me pelqen pankina. Por nuk po me pelqejne fare as…”
Inter Club Staff

Ne fund te ndeshjes te fituar 3-1 ne fushen e Spezias, sulmuesi zikalter, Lautaro Martinez, ka folur per mikrofonat e Inter TV.

Keshtu, keto kane qene fjalet e tij: “Jam shume i lumtur per ndeshjen qe kemi bere. Kemi pergatitur shume mire gjate javes dhe jemi te lumtur te marrim ne shtepi keto pike kaq te renda.”

“Une kam qene gjithmone i qete. Punoj per skuadren, per ti dhene nje dore shokeve, jam i perqendruar te puna ime dhe cdo gje qe flitet jashte nuk e degjoj.”

“Mendoj per familjen time, per ata qe me duan te miren dhe per Interin. Per ata duhet te jap maksimumin. Por zerat nga jashte nuk me pelqejne.”

Cfare ndjesish merr ne shtepi nga kjo ndeshje?

“Ndjesi shume te mira, po bejme nje pune shume te mire. Kemi humbur disa pike te rendesishme prapa ne kohe dhe tani duhet te bejme mire.”

“Kemi rekuperuar dhe fatin e kemi ne doren tone. Rrugetimi eshte ende i gjate, duhet te rekuperojme dhe te mendojme per te marten.”

Je futur ne fushe me nje fytyre te eger. E doje aq shume ate gol ne cep?

“Kam kerkuar qe te djeg mbrojtesin me nje levizje. E dija qe Ivan po vinte brenda dhe ai kros mund te vinte tokas.”

“Kam proviar te fus topin atje ku portieri nuk do te arrinte kurre dhe ishte e vetmja menyre per te shenuar.”

Sot ke qene deciziv ne ato pak minuta qe ke luajtur.

“Flitet shume dhe kjo gje mua nuk me pelqen. Une kam dhene gjithmone maksimumin per Interin dhe ndonjehere disa zera nuk me pelqejne fare.”

“Kerkoj te jap maksimumin, natyrisht qe nuk me pelqen as te qendroj ne pankine. Por kur jam futur kam dhene maksimumin per Interin dhe gjithcka qe vlen ndodhet ketu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.