Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,205 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

INTER, CFARE SHKRIMI NGA GAZZETTA: “Te gjithe me syte te Lautaro dhe Lukaku, por tek Inter skenen e rrembeu dje vetem…”

INTER, CFARE SHKRIMI NGA GAZZETTA: “Te gjithe me syte te Lautaro dhe Lukaku, por tek Inter skenen e rrembeu dje vetem…”
Inter Club Staff

Dje Inter ka luajtur ndeshjen e pare miqesore te sezonit, edhe pse klubi nuk ka dashur ta quaje te tille dhe ka thene se ka qene nje ndeshje stervitore.

Por me pas, Inter ka publikuar edhe videon e rasteve dhe golave per te gjithe tifozet dhe eshte pare qarte se behej fjale per nje miqesore, edhe pse pa tifoze.

Gjithesesi, La Gazzetta dello Sport eshte ndalur te kjo ndeshje dhe ka treguar ne nje fare menyre se si prozhektoret dje i ka rrembyer kryesisht Kristjan Asllani.

“Ne fakt, pritshmeria e madhe ishte per Romelu Lukaku, qe eshte rikthyer keshtu ne Milano nje vit me pas”.

“Por edhe pse ai shenoi, bashke me Lautaron, duket se vemendjen me te madhe e marre Kristjan Asllani qe ka shenuar nje gol mjaft te bukur”.

“Ai ne ate gol kishte te gjitha cilesite qe zoteron: rekuperim topi, driblim dhe ne fund nje gol i bukur pas nje depertimi ne zone”.

“Nga cilesite e djaloshit duket sikur tek Inter mund te kete vertete nje shans te arte te rritet i qete pas shpines se Brozos”.

“Eshte e sigurt qe shanset nuk do te mungojne dhe Inzaghi ka vertete besim tek ai. Ka qene tranjeri i Interit nje nga sponsorat per transferimin e tij ne Milano”.

“Nderkohe, neper rrjete sociale ka shperthyer menjehere Asllani-mania, ku video e rasteve ne faqen zyrtare te Interit eshte mbushur plot me elozhe per shqiptarin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.