Inter, cfare zbulimi nga Pedulla: “Bastoni eshte aq i pashitshem per Interin sa kur Conte kerkoi te…”
Alessandro Bastoni ne kete moment duket se eshte lojtari i vertete qe eshte i pashitshem per Simone Inzaghin.
Sipas Alfredo Pedulla, pikerisht Bastoni ka qene lojtari qe ka marre nje “JO” te madhe kur oferta tek Interi ka ardhur pikerisht per te.
“Ka pasur nje moment ku Simone Inzaghi eshte degjuar se cfare mendon per Alessandro Bastonin, mbrojtesin e tij.”
“Pergjigja e tij ka qene direkte dhe ka thene se lojtari eshte totalisht i pashitshem per te, duke e blinduar njehere e mire.”
“Diskutimi eshte edhe teknik por edhe taktik. Inter mund te ndryshoje formacionin ne 3-5-2 ne 3-4-1-2 apo edhe 3-4-2-1 dhe Bastoni eshte thelbesor per kete.”
“Prandaj kur Conte ka bere oferten per Interin, ai ka marre direkt ne fytyre nje dere te mbyllur dhe nje cmim mbi 100 milione euro.”
“Nese dikush do te paraqitej ne Milano qe sot, perseri per Interin do te ndodhte e njejta gje: Bastoni leviz per te pakten 100 milione euro.”
“Ai eshte teper i rendesishem per mekanizmat e Interit dhe vetem nje shifer e cmendur jashte merkatos mund ta bente te largohej.”