Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,079 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte ka zgjedhur partnerin e Lukakut: ndermjet Sanchez, Lautaros dhe Politanos, ja kujt i takon vendi i titullarit!

Inter, Conte ka zgjedhur partnerin e Lukakut: ndermjet Sanchez, Lautaros dhe Politanos, ja kujt i takon vendi i titullarit!
Inter Club Staff

Ne Interin e Contes siguria e vetme ne kete moment quhet Romelu Lukaku. 

Gjigandi belg ka shenuar dy gola ne dy ndeshjet e para me fanellen zikalter dhe ka luajtur perkrah Lautaro Martinez, por ardhja e Sanchez dhe deshira per te luajtur e Politanos mund te ndryshoje skenaret ne repartin sulmues zikalter.

LAUTARO MARTINEZ – “Deri me tani kunder Lecces dhe Cagliarit, dyshja Lukaku-Lautaro ka prodhuar tre gola dhe ka bere qe te shihet – sidomos ne San Siro – qe kuptohen me njeri tjetrin.”

“Toro e ka fituar vendin dalengadale vitin e kaluar duke zevendesuar Icardin si sulmues i vetem dhe tani niset ne avantazh si sulmues i dyte ndaj te tjereve.”

“Conte beson shume tek ai dhe rinovimi per te eshte shume afer: ky eshte nje sinjal qe klubi beson tek ai ne terma afatgjate.”

“Edhe pse nuk eshte nje gjigand, Lautaro eshte shume i forte me goditjen me koke: goli ndaj Cagliarit eshte treguesi i disate per te dhe Interi me te dhe Lukaku mund te jete shume e rrezikshme ne topat e larte.”

“Por duket se ndeshja qe do e luhet te marten ndermjet Argjnetines dhe Meksikes ne San Antonio, Teksas, nuk do e favorizoje ate: do te kete vetem dy stervitje per Udinesen.”

“Keshtu, ai mund edhe te pushoje ne prag te ndeshjes debutuese ndaj Slavia Praga ne Champions League”, shpjegon Gazzetta dello Sport e cila flet me pas edhe per Sanchez dhe Politano.

ALEXIS SANCHEZ – “Pikerisht per kete motiv aksionet e Alexis Sanchez duken ne rritje: el Nino Maravilla qe ne sulm mund te luaje ne cdo pozicion, ka luajtur vetem miqesoren e pare amerikane me Kilin dhe eshte rikthyer me heret ne Appiano, gje qe mund ta ndihmoje jo pak.”

“Ai eshte fizikisht mire, tani thjesht duhet gjendur kimia me shoket e skuadres duke pare se perpara Cagliarit kishte bere vetem disa stervitje.”

“Ai dhe Lukaku tek Manchester United kane luajtur bashke 37 here (19 fitore, 8 barazime dhe 10 humbje), me 15 gola per belgun dhe 5 gola per Sanchez.”

“Shpejtesia dhe fantazia e Alexis Sanchez dhe forca fizike e Romelu mund te jene me te vertete nje miks vdekjeprures per cdo mbrojtje.”

“Po gjigandi vete, do i luaje te gjitha? E veshtire te besohet. Me Belgjiken, tranjeri Martinez e ka lene pushim ndaj San Marinos duke pare veren e veshtire te numrit 9: por sot ne Glasgow do te rikthehet te jete ne sulm ndaj Skocise dhe perkrah tij do te jete Mertens.”

“Nje tjeter ‘vogelush’ per Lukakun dhe pse moduli eshte i ndryshem nga ai i Interit. Veshtire gjithesesi qe Conte te heqe dore nga Romelu per takimet e rendesishme.”

MATTEO POLITANO – “Shume ndeshje te luajtura ngjeshur mund te hapin hapsirat edhe per nje shok potencial ne sulm per belgun, pikerisht Politanon.”

“Ndoshta ai mund te luaje edhe me ndonje nga lojtaret e tjere qe qe nuk jane XL si Lukaku, por mbetet per tu pare.”

“Tani ai nuk eshte me sulmuesi i krahut qe Spalletti nuk hiqte kurre dore, sepse moduli ka ndryshuar.”

“Gjithesesi Matteo duhet te shpike gjithcka nga e para tani. Ne dy ndeshjet e para ne Serie A ai ka luajtur pak minuta si zevendesues per Lautaron.”

“Per Conten mund te jete irendesishem, por edhe per faktin qe ka shenuar plot 25 gola ne 4 kampionatet e fundit”.

“Por pertej te gjithave dhe shanseve te Politanos, deri me tani per Conten titullari eshte Lautaro edhe pse perqindja eshte 51%-49% per Lautaron ndaj Sanchez dhe gjithcka mund te ndryshoje ne vazhdim”, e mbyll shkrimin Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.