Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

562 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Conte ndryshon mesfushen ndaj Real Madrid? “Surprize: si trekuartist sot do te luaje…”

Inter, Conte ndryshon mesfushen ndaj Real Madrid? “Surprize: si trekuartist sot do te luaje…”
Inter Club Staff

Tashme eshte e qarte se sa rendesishem eshte trekuartisti ne fazen e mos posedimit te topit nga Interi ne mendjen e Antonio Contes.

Tranjeri zikalter ne fakt deshiron qe njeri prej mesfushoreve te tij, te dale nga presioni bashke me dy sulmuesat, dhe te provoje te marre sa me shpejt kontrollin e topit.

Por kush do e kete kete rol sot ne mungese te Marcelo Brozovic, i cili eshte ende i infektuar me Covid19 dhe ndodhet ne karantine.

Kete gje e shpjegon La Gazzetta dello Sport, duke zbuluar keshtu edhe arsyet e zgjedhjes se Contes ne mesfushe.

“Ne Madrid, Interi hodhur Barellen ne zonen e famshme te “trekuartistit te djathte”, me Brozovic dhe Vidal qe ishin disa metra me pas.

Sot, nuk do te jete kroati, dhe me shume mundesi, Conte do te tentoje nje surprize: ai do preferoje nje Vidal me te avancuar, pikerisht si trekuartist.

Ai do te jete me qendror ne formacion, dhe nuk do te luaj as ne te djathte por as ne te majte: vetem ne qender.

Conte e mendon si ideal per idene e tij te trekuartistit sot, duke qene se ai eshte nje lojtar qe ben presing shume te larte. Nderkohe, ne pjesen e dyte, ne kete pozicion mund te luaje Sensi, qe mund te zevendesoje Gagliardinin qe do e nise si titullar edhe sot.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.