Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

286 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Crotone, mediat italiane shperthejne ndaj Vidal: “Cfare note skandaloze. Ky luan per Interin apo per…”

Inter-Crotone, mediat italiane shperthejne ndaj Vidal: “Cfare note skandaloze. Ky luan per Interin apo per…”
Inter Club Staff

Eshte absolutisht Arturo Vidal lojtari me i keq ne fushen e lojes ne ndeshjen Inter-Crotone, edhe per Tuttosport.

E perditshmja torineze, nderkohe qe ka dhene notat per lojtaret e Interit, ata i kane dhene nje note skandaloze 4,5 kilianit.

“Ai fle gjume te Zanellato, te goli i pare i Crotones dhe me pas, ne rastin ndaj Reca, ben nje faull identik me ate qe i dhuroi Mönchengladbach (te gabosh eshte njerezore, por ta persersisesh ate gabum disa here…”.

“Vidal nder te tjera detyron Brozovic te vrapoje per dy, sepse nuk ishte aspak ne vete ne ndeshjen e djeshme.”

“Per faj te tij luan keq edhe Barella nje pjese dhe me hyrjen e Sensit merr fryme lirisht ai. Por Vidal dicka te mire e beri dje. Rekuperoi topin te goli i 2-1. E vetmja gje e mire.”

Nderkohe, Corriere dello Sport, nuk eshte permbajtur aspak ne kritikat ndaj kilianit: “Po ky Vidal, luan per Interin apo per kundershtaret e Interit?”

“Eshte e pamundur qe nje lojtar me eksperiencen e tij te gaboje ne menyre kaq te dukshme dhe te demtoje Interin kaq shume (Real, Borussia, dje…).”

“Conte nuk e kishte shume keq me ato fjale ne momentin e penalltise. Dje ai cmendi edhe njeriun qe e solli tek Interi.”

Nderkohe, Tuttosport i jep nje note 7 Alessandro Bastonit: “Shpeton nje gol te sigurt te Messias dhe jep nje super top per golin e Lukaku.

Note 7 edhe per Hakimi: “E mbyll setin duke shenuar golin e 5 ne 15 ndeshje te Serie A, nje mesatare prej bomberi.”

“Duhet te mesoje te jete pak me i kthjellet ne zgjedhjet qe ben ne fushen e lojes.”

“Ai per here te pare ka marre edhe fjale te rendesishme nga Conte i cili e ka konsideruar tashme te gatshem te besoje tek ai gjithmone.”

“Sipas tranjerit zikalter, Hakimi eshte i besueshem edhe ne mbrojtje tashme, e jo vetem ne fazen sulmuese.”

“Por Hakimi, pertej rritjes se tij, po tregon se di te godase shume mire atehere kur kundershtaret jane te lodhur.”

“Ai duket sikur ka karburant me shume se te tjeret ne minutat e fundit e lojes, ku ka shenuar jo pak gola me Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.