Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

702 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Curva Nord kercenon klubin: “Asnje kor dhe asnje koreografi ndaj ne derbi ndaj Milanit nese…”

Inter, Curva Nord kercenon klubin: “Asnje kor dhe asnje koreografi ndaj ne derbi ndaj Milanit nese…”
Inter Club Staff

Curva Nord me sa duket nuk e ka pritur aspak mire vendimin e Interit per te shitur vetem gjysmen e kapacitetit ne sektorin ultras dhe ata kane kercenuar klubin diten e djeshme.

Kercenimi i tyre eshte se nese nuk permbushen kerkesat, ata nuk do te kendojne asnje kor gjate ndeshjes dhe nuk do te behet asnje koreografi ne derbi ndaj Milani.

Kjo eshte edhe komunikata e tyre e plote:

“Jemi shume te zhgenjyer per menyren se si eshte menaxhuar shitja e biletave per sa i perket sektorit te Curva Nord per sa i perket derbit.”

“Me nje kapacitet prej 50%, logjika e 1+1 nuk ka kuptim per te abonuarit e 19-20 dhe biletat ne Curva Nord pothuajse kane mbaruar qe tani dhe shumica prej nesh nuk ka arritur te marre bileten qe i takon.”

“E dashur Inter: keshtu nuk mund te behet. E kemi specifikisht me doktor Marotten, qe shume here e ka treguar se eshte nje burre me zemer perpara tifozeve me besnik.”

“Nuk eshte nje diskutim privilegjesh ky qe po bejme, ne nuk na intereson ti kemi. Eshte thjesht nje koncept meritokracie dhe buonsensi.”

“Nese keto pritshmeri qe kemi per ndeshjen me te rendesishme te tifozerise interiste nuk do te plotesohem, atehere me zemer te thyer ne nuk do te vendosim asnje banderole, nuk do te kendojme asnje kor gjate gjithe ndeshjes.”

“Dhe natyrisht: nuk do te kete asnje koreografi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.