Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,004 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, De Vrij mori dje mesazhin qe askush nuk priste? “Tani hollandez rrezikon seriozisht te mos…”

Inter, De Vrij mori dje mesazhin qe askush nuk priste? “Tani hollandez rrezikon seriozisht te mos…”
Inter Club Staff

Nder protagonistet e papritur te Interit ne fitoren e Viktoria Plzen eshte edhe Francesco Acerbi, lojtari i ardhur mes polemikash nga Lazio.

Atehere kur askush nuk e priste, Inzaghi i ka besuar nje fanelle titullari dhe ai menjehere ka treguar kualitetet e tij prapa.

Gjithesesi, sipas asaj qe tregon sot FcInter1908.it, diten e djeshme De Vrij ka marre nje mesazh qe askush nuk e priste.

“Kush do ta kishte menduar deri para pak ditesh se ne nje ndeshje kaq delikate De Vrij do te ulej ne stol perpara Acerbit?”

“Mund te justifikohemi duke thene se De Vrij po pushonte, por sa here ka pushuar nje qendermbrojtes ne te kaluaren kur ka pasur ndeshje delikate?”

“Kjo eshte nje shenje qe tregon me se miri se edhe Inzaghi e ka kuptuar se De Vrij nuk jep me sigurite e njehere e nje kohe”.

“E nderkohe, nga ana tjeter, Acerbi ka treguar se eshte i vlefshem per kete Inter dhe mbi te gjitha, ka luajtur duke i njohur shume mire mekanizmat e Inzaghit”.

“De Vrij deshiron rinovimin, por qe ta arrije kete gje, ai duhet te rritet me performancat e tij sepse kerkesa qe ai ka per rroge nuk pasqyrohet me performancat ne fushe”.

“Dje Acerbi nga minuta e pare ka qene nje mesazh i papritur edhe per De Vrij. Nese Ranocchia ishte nje lojtar qe zevendesonte vetem ne nevoje De Vrij, Acerbi shume shpejt mund te jete nje lojtar qe do te luftoje per nje vend titullari me hollandezin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.