Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

769 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, degjo Bergomin: “Shume jane merzitur per Bremer por do ju them dicka: nese Skriniar…”

Inter, degjo Bergomin: “Shume jane merzitur per Bremer por do ju them dicka: nese Skriniar…”
Inter Club Staff

“Per mua, Inter eshte kompetitive ne menyre maksimale nese qendron keshtu si eshte”. Me keto fjale firmos Beppe Bergomi.

Legjenda zikalter, sot opinionist shume i respektuar ne Itali, ka folur edhe njehere per La Gazzetta dello Sport.

Ai ka analizuar keshtu merkaton e Interit, duke treguar me shume per ate qe pritet ne kampin zikalter per sezonin e ri.

A eshte dicka e mire nese Skriniar nuk shitet?

“Duke lene menjane cdo problem financiar, ne kete moment, mbrojtja e Interit ka treguar se ka ekuilibrin perfekt per te mos u prekur”.

“Shume jane merzitur per Bremer, per tifozet flas, por goditja me e madhe e merkatos ne kete repart do te ishte qe te mos preket asgje ne treshen titullare”.

“Shoh nje Inter te permiresuar ne cdo repart, por vetem me nje paqartesi te vogel: e kam me krahun e majte te skuadres”.

“Duhet te mesohemi qe Inter nuk ka me Perisic. Gosens eshte shume i mire, por eshte nje tjeter lloj lojtari”.

“Ai duhet te kerkohet ne menyre te ndryshme, jo si Perisic. Dua te shoh gjermanin me shpesh ne nje kunder nje ne krah”.

Eshte rikthyer edhe Lukaku pastaj…

“Ne dyshe me Lautaron ai eshte i kolauduar dhe sulmi eshte reparti me i kompletuar qe ka Inter. Personalisht, une kam nje pike te dobet per Dzeko: eshte nje resurse e madhe te kesh nje zevendes si ai ne skuader”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.