Inter, del ne pah nje emer komplet i ri per merkaton: “Ka lindur ne 1999 dhe quhet Kevin: luan per…”
Inter po leviz me teper kujdes ne prag te merkatos se ardhshem verore ku do te behen disa investime te rendesishme.
Nje repart ku zikalterit do te nderhyjne me vendosmeri eshte ai i mbrojtjes, ku do te tentohet te zevendesohet Milan Skriniar.
Per kete gje flet diten e sotme FcInterNews.it, e cila ka cituar Jeunesfooteux ne France ku ka dale ne pah nje emer i ri:
“Qe Inter eshte ne kerkim te nje mbrojtesi tashme nuk eshte dicka e re dhe ne te kaluaren eshte permendur emri i Oumar Solet. Por me sa duket, ai nuk eshte i vetmi”.
“Kjo sepse Inter po sheh edhe ne Ligue 1, per nje mbrojtes qe konsiderohet si kolona kryesore e skuadres se Lens”.
“Lojtari quhet Kevin Danso dhe eshte nje mbrojtes qe eshte grumbulluar tashme edhe me Kombetaren e Austrise”.
“Ai ka lindur ne 1999 dhe eshte nje nder me te miret ne Ligue 1 ne kete sezon. Ai ka nje kontrate me Sang et Or deri ne 2026”.
“Deri me tani, Danso ka luajtur edhe trembedhjete ndeshje me Kombetaren e Austrise dhe konsiderohet si nje super talent”.