Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 18, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, del ne pah nje tjeter lojtar me parameter zero nga Serie A? “Luan me Udinesen dhe eshte nje…”

Inter, del ne pah nje tjeter lojtar me parameter zero nga Serie A? “Luan me Udinesen dhe eshte nje…”
Inter Club Staff

“Inter, me nje mbrojtje per tu rregulluar, ka vene ne qender te merkatos se saj edhe nje lojtar te Serie A qe luan me Udinesen”.

Keshtu shkruan sot Tuttosport, qe edhe njehere tjeter ndalet te merkato zikalter me Marotten qe po nuhat te gjithe goditjet me parameter zero te mundshme ne vere.

“Duket se emri i pare nga Serie A qe mund te vije me parameter zero eshte Becao, mbrojtesi i forte brazilian i Udineses”.

“Pasi te mbyllet rinovimi i Milan Skriniar normalisht, me pas, do te rinovoje edhe Darmian por mbrojtesat e tjere jane ne dyshim”.

“Dhe ne vend te tyre mund te vije pikerisht Becao, qe me Udinesen ne dy sezonet e fundit ka bere shume mire”.

“Ai eshte nje objektiv interesant sepse ka nje rroge jo shume te larte, por nderkohe di te luaje shume mire me mbrojtjen me tre”.

“Vlera e tij eshte rreth 15 milione euro, por Inter mund ta marre per shume me pak. Nderkohe, nje tjeter parameter zero eshte dehe N’Dicka, i Eintracht Frankfurt”.

“Lojtari i lindur ne 1999 eshte nje nga lojtaret me te kerkuar ne merkato dhe situata e kontrates se tij ben qe shume klube te jene futur ne gare per te. Inter mund te bente tentative per te direkt qe ne janar nese Eintracht do te kerkonte Gosens ne kembim…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.