Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 19, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter dhe misioni i Ausilios ne Katar 2022: “Pervec Sosa, edhe dy emra ‘te nxehte’ ne liste: i pari ka…”

Inter dhe misioni i Ausilios ne Katar 2022: “Pervec Sosa, edhe dy emra ‘te nxehte’ ne liste: i pari ka…”
Inter Club Staff

Inter eshte gati qe te levize prape ne merkato: per kete arsye, Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit ndodhet ne Katar.

Ai do te shohe nga afer shume ndeshje. Fokusi normalisht do te jete te lojtaret e krahut, si ne te djathte, por edhe ne te majte.

Per kete gje flet Tuttosport, e cila tregon: “Axhenda e Boterorit per Piero Ausilion eshte shume e ngjeshur per hir te vertetes”.

“Ai do te shohe nje mal me ndeshje. Objektivi, eshte qe bashke me Beppe Marotten, te sjellin ne Milano te pakten nje lojtar krahu”.

“Interit i mungon dikush ne krah qe jep ate assistin e fundit, sidomos ne krahun e djathte, ku Denzel Dumfries me shume ka gola se sa assiste”.

“Emri i pare qe Inter po ndjek eshte Borna Sosa, qe do te luaje menjehere kunder Marokut, me kombetaren e tij kroate”.

“Ai mund te jete njeriu qe mund te vije ne Milano per te zevendesuar nje Robin Gosens qe eshte ne largim e siper”.

“Por nje emer tjeter qe do te ndiqet eshte ai i Antonee Robinson, qe ne te kaluaren ka qene edhe nje objektiv i Milanit”.

“Lojtari qe eshte titullar i perhershem me Fulham, ka nje kontrate ne skadence ne 2024, dhe eshte nje mundesi e mire merkato duke qene se eshte vetem 25 vjec. Pastaj, i fundit eshte Darko Lazovic, qe eshte ne skadence gjithashtu ne 2024 me Veronen. Ai do te ishte nje zevendes low-cost i Gosens pas kraheve te Dimarcos”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.