Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 19, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Stramaccioni zbulon gjithcka: “Ah cfare kam bere per te marre Kovacic ne Milano. Per Icardin enderroja nje…”

Stramaccioni zbulon gjithcka: “Ah cfare kam bere per te marre Kovacic ne Milano. Per Icardin enderroja nje…”
Inter Club Staff

Andrea Stramaccioni, ish-tranjer shume i dashur i Interit nga tifozet, ka dhene nje interviste per SportWeek, ku ka folur per shume ndodhi te bukura te kaluara tek Inter.

Keto kane qene fjalet e tij:

“Kovacic? Nje histori e bukur. Shkuam ne Kroaci per te pare Vrsaljko dhe une pashe ate. I shkruajta Morattit naten dhe me tha: ‘Po, jam zgjuar’.”

“E telefonova: ‘President, kam pare dicka speciale’. Sot jam shume i lumtur qe nuk kemi gabuar aspak per te”.

Te Argjentina mungon Icardi por nuk eshte nje surprize. Cfare i ka ndodhur?

“Une isha i cmendur pas tij. Do te kishte qene sulmuesi im i palevizshem ne fushe nese do te kisha qendruar aty”.

“E kam kontaktuar, Branco kishte hipotezuar nje treshe sulmi Palacio-Icardi-Aubameyang, por nderkohe…”

“Tani nuk dua te komentoj gjera pertej fushes se lojes, por jam i bindur qe Mauro gaboi duke shkuar te PSG. Icardi nuk eshte nje alternative, duhet te zgjedhe nje skuader ku te luaje gjithmone”.

Te tjere lojtare te grumbulluar ne Boteror qe je i lidhur ende?

“Hmm, Nagatomo. Eshte nje djalosh i arte, me nje besueshmeri te larte. Pastaj ne Japoni eshte nje ikone ai. Edhe pse ne kohen time Cassano dhe Milito e shkaterronin me ato shaka qe i benin…”

Na trego nje shaka per ta mbyllur kete interviste.

“Ishte nje loje. Nje lojtar fut lugen mbrapsht ne goje, dhe me pjesen e perparme godiste nje shok ne koke qe duhet te mbante syte mbyllur”.

“Kur e kishte radhen Milito per ti rene Nagatomos, Cassano dilte nga asgjeja dhe e godiste fort ne koke.”

“Yuto nuk e shpjegova se si ajo goditje e forte mund te vinte nga nje luge aq e vogel dhe thoshte vetem “nuk e kuptoj, nuk e kuptoj”. E une nuk mund te qendroja dot ne kembe nga te qeshurat.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.