Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

813 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter dhe rekordi i Barella: “Ndaj Lecces eshte bere lojtari i pare ne historine e Serie A qe ka kapur…”

Inter dhe rekordi i Barella: “Ndaj Lecces eshte bere lojtari i pare ne historine e Serie A qe ka kapur…”
Inter Club Staff

Nicolò Barella eshte nje djalosh qe djeg etapat. Kunder Lecces, diten e shtune ne Via del Mare, mesfushori i Interit ka thyer nje tjeter rekord te madh.

Per kete flet sot La Gazzetta dello Sport, e cila edhe njehere tregon se si Barella ka arritur nje nivel teper te larte ne nje moshe te re.

“Ne kete moment, Nicolo sapo eshte bere lojtari me i ri i Serie A qe ka arritur 200 ndeshje ne kampionati ne Serie A”.

“Nderkohe, ne historine e Interit, ai sapo ky thyer kete rekord qe mbahej nga Mauro Icardi ne eren e tre pikeve duke u bere lojtari me i ri ne historine e Interit qe arrin kete shifer ne Serie A”.

“Eshte nje rekord qe tregon mbi te gjitha kapacitetin e lojtarit per te luajtur ne nivele te larta qe ne nje moshe te re”.

“Barella qe eshte perdorur shume edhe nga Antonio Conte ne dy vitet e tij ne Milano dhe pikerisht ne ato dy vite ka fituar nje pjekuri shume te madhe”.

“Barella eshte nje lojtar thelbesor per kete Inter tani dhe bashke me Brozovic, eshte nje shtylle e paprekshme e mesfushes”.

“Ai luan, nxit, jep keshilla, lufton pa pushim: eshte nje lider pertej faktit qe eshte nje lojtar mbi mesataren. Nuk ka limit per te edhe pse eshte vetem 25 vjec e 187 dite”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.