Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,595 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, dhurata e madhe vjen nga… Gagliardini? “Me sa duket lojtari italian eshte celesi per blerjen e…”

Inter, dhurata e madhe vjen nga… Gagliardini? “Me sa duket lojtari italian eshte celesi per blerjen e…”
Inter Club Staff

Edhe Corriere dello Sport diten e sotme konfirmon: me sa duket, Inter tashme ka bllokuar Gleison Bremer.

Por sipas tyre, ka nje prapaskene te rendesishme ne kete tratative me Torinon dhe celesi eshte totalisht nje lojtar qe nuk pritej.

“Ne kete moment qe po flasim, nje teme e nxehte e Interit eshte Bremer, mbrojtesi me i mire ne Serie A per sezonin 2021-2022.”

“Ai eshte kerkuar prej shume kohesh nga Milan, nga Juventus, por me sa duket eshte Marotta ai qe ka vene duart mbi te.”

“Marreveshja me lojtarin eshte arritur prej kohesh sepse Piero Ausilio eshte nje mik shume i mire i agjentit te Bremer.”

“Por ndaluni pak ketu: celesi per te arritur te Bremer dhe qe Torino te thote po eshte gjetur ne oret e fundit.”

“Ai eshte Roberto Gagliardini, nje lojtar qe eshte jashte planeve te Inzaghit tek Interi dhe qe do te bente per zikalterit nje dhurate te madhe perpara se te largohet: brazilianin aq shume te deshiruar.”

“Normalisht Inter do te paguante tek Torino pervec Gagliardinit edhe nje shume te rendesishme parash, por Gagliardini do te sherbente per te ulur ndjeshem cmimin e operacionit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.