Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,312 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Dimarco ben misteriozin: “Me Calhanoglu sot provuam dicka ne fushe por nuk jua them sepse…”

Inter, Dimarco ben misteriozin: “Me Calhanoglu sot provuam dicka ne fushe por nuk jua them sepse…”
Inter Club Staff

Ai sot ishte ne fushe ne menyre surprize sepse Inzaghi kishte vendosur qe te ulte ne stol Alessandro Bastonin.

Po flasim per Federico Dimarco, qe ka qene edhe nje nga protagonistet e ndeshjes se fituar 2-0 nga Interi. Ai ka dhene mendimin e tij pas ndeshjes per DAZN.

Sa e bukur eshte si interist dhe si milanez te perjetosh nje dite si kjo?

“Jane gjera te mrekullueshme per te gjithe. Ishte e shemtuar shume te luaje me nje stadium bosh. Tani qe kemi 70 mije persona qe na japin shtyse eshte komplet dicka tjeter.”

Kalendari i Interit parashikon perballje me skuadra te nje niveli te dyte dhe ti shpesh luan kur Interi duhet te beje ndeshjen e saj. Keshtu i bie ti luash te gjitha?

“Vendos tranjeri, une jam gjithmone ne dispozicion si cdo lojtar ne kete skuader. E rendesishme eshte te jemi kompakte dhe te perballemi me ndeshjet si sot.”

Nje kuriozitet: pse ja le Calhanoglu goditjen e lire? Cfare ndodhi?

“Une preferoj ta gjuaj nga ana tjeter. Por kemi provuar dicka sot qe nuk kam deshire ta zbuloj (qesh)”, dhe largohet duke bere misteriozin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.