Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

7,711 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Verona-Inter, Tudor flet direkt pas ndeshjes: “Kush e fiton Scudetton kete vit? Une jam tifozi numer nje i…”

Verona-Inter, Tudor flet direkt pas ndeshjes: “Kush e fiton Scudetton kete vit? Une jam tifozi numer nje i…”
Inter Club Staff

Pas intervistave mediatike, Igor Tudor, tranjeri i Verones ka folur ne konference per shtyp per ndeshjen ndaj Interit.

Ai eshte shprehur i dorezuar per ate qe ndodhi ne fushe por ka treguar se nuk eshte i lumtur aspak per lojen.

Ne pjesen e pare ka pasur me shume kualitet Interi apo kane te bejne edhe objektivat?

“Jam dakord me ju qe thoni se Interi dominoi pjesen e pare. Mund te besh pak perballe nje Interi te tille.”

“Por duke analizuar me pas ndeshjen me duhet te shoh me kujdes nese ata e kane nisur fort apo e kemi nisur ne keq.”

“Duhet te kuptoj se kush ka qene zotesia e tyre qe nuk na ka lene neve te shenojme edhe kur ishim me mire se ata.”

“Ne pjesen e dyte kemi bere me mire, kemi merituar nje gol sepse kemi luajtur komplet si te barabarte. Por Inter eshte mbrojtur mire.”

Cfare mendimi ke per Interin? E a e pe brilante sot?

“Ne pjesen e pare ka shtyre shume perpara, ne pjesen e dyte me pak. Skuadra eshte kampione Italie ne fuqi. Eshte brenda gares Scudetto. Te shohim kush do te fitoje, Inter ka te gjitha cfare i duhet.”

Kush eshte favorite per ty per Scudetton?

“Jane te gjitha baraz. Nuk mund te vendos dot. Jane te gjitha te forta dhe ne fund do te fitoje vetem njera. Po bejne nje kampionat te shkelqyer. Une jam tifozi numer nje i Serie A.”

A shikon ndonje ngjashmeri me kampionatin e 2002 kete sezon? Cfare do i keshilloje skuadrat qe po luftojne?

“E veshtire qe une te jap keshilla, une stervis Veronen. Bej tifo per futbollin italian qe eshte shume i bukur. Nuk jap keshilla.”

Cila nga tre kundershtaret per Scudetto te ka vene ne veshtiresi me shume taktikisht kur ke luajtur me ta?

“Te treja, njesoj. Duhet te jesh perfekt te perballesh me ta sepse ata ecin gjithmone me 100 ne ore, cdo ndeshje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.