Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,379 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT E NDESHJES – Inter, ja kush ishte me i miri i ndeshjes! Nderkohe, nje note fantastike shkon ne vecanti per Perisic

NOTAT E NDESHJES – Inter, ja kush ishte me i miri i ndeshjes! Nderkohe, nje note fantastike shkon ne vecanti per Perisic
Inter Club Staff

Inter sapo ka fituar nje ndeshje shume te rrendesishme diten e sotme perballe skuadres se Verones ne Meazza 2-0.

Nderkohe, keto kane qene notat e lojtareve te Interit ne fushen e lojes:

HANDANOVIC 6,5 – E kote te shohim verdalle. Kesaj radhe tregohet perfekt ndaj Simeones ne pjesen e pare dhe i jep mundesi skuadres te futet ne tunel me dy gola avantazh.

Skriniar e shpeton nderkohe ndaj Ilic. Pjesa tjeter mbetet nje administrim normal. Clean sheet totalisht i merituar.

SKRINIAR 6,5 – Element shtyse ne te djathte ku ndihmon Dumfries por i mbulon shume mire edhe krahet kur duhet.

Sllovaku nderkohe perplaset shpesh me Lazovic dhe Caprari por i lejon vetes te dale shpesh here edhe perpara.

Nderkohe, ne pjesen e dyte ai kalon ne qender per te mbrojtur me mire Handanovic pas daljes se De Vrij. Probleme? Aspak. Nje motiv per te treguar cilesite prej gjigandi me shume.”

DE VRIJ 6 – Nje goditje ne koke dhe nje problem muskular. Hollandezi kthehet pas nje muaji por nuk eshte aspak me fat.

Sa keq, sepse po bente shume mire. Shpresa eshte qe te mos kete asgje serioze dhe klubi eshte gjithe sy e vesh nga ai.

NGA MINUTA E 46 D’AMBROSIO ME NOTEN 6,5 – Ai e zevendeson me se miri De Vrij dhe per pak sa nuk behet edhe protagonist me nje gol.

Montipo shpeton ne fund dhe topi perfundon me pas ne shtylle. Nderkohe prapa nje ndeshje totalisht perfekte dhe shume vrap.

DIMARCO 6,5 – Nje makine krosi por shume i cmuar edhe prapa ne menaxhimin e topit. Ai del shpesh perpara dhe eshte kompetent pothuajse gjithmone.

Jo gjithmone i sakte, por iniciativat e tij bejne qe veronezet te jene gjithmone ne alarm.

NGA MINUTA E 65 ME NOTEN 6 ALESSANDRO BASTONI – Nje gabim qe Interi per pak sa e paguan shtrenjte. Nderkohe per sa i perket te tjerave, menaxhim shume i mire.

DUMFRIES 6,5 – Inter shyn fort nga krahu i majte sot por nuk mbetet prapa as krahu i djathte me Dumfries qe nuk ndalet kurre.

Ne pjesen e dyte kur kundershtaret lene me shume metra bosh ai vrapon me shume, por i mungon pak saktesi ne metrat e fundit. Energjia qe ka eshte per tu admiruar nderkohe.

BARELLA 6,5 – Ndaj Verones ka shenuar golin e tij te pare ne 2019 e larget (e cfare goli). Nderkohe pikerisht sot ndaj Verones shenon perseri nje gol qe mund te ndryshoje sezonin e tij.

Ai ka qene pak poshte me paraqitjet kohet e fundit por tani mund te jete momenti per te dale perseri ne qender te ketij Interi. Sot ishte i gjalle ne cdo moment.

NGA MINUTA E 65 ARTURO VIDAL ME NOTEN 6 – Luan shpesh, shume shpesh ne limite. Por ben shume mire.

Jep nje super assist me nje prekje te lehte si nje fije floku per D’Ambrosio. Sa keq, do te kishte qene nje super aksion po te kishte perfunduar me gol.

BROZOVIC 6,5 – Ai eshte ekuilibruesi i ketij Interi. Zikalterit detyrojne Veronen ne 25 metrat e fundit qe te mbajne ritme shume te larta.

Pas crash test me Juventusin, kroati rikthehet te jete zeri kryesor ne mesfushen e Interit ne kete moment te rendesishem.

CALHANOGLU 6 – Leviz aq shume sa i humbet shume here nga radari Tamezes dhe Bessa qe kishin detyren ti qendronin nga pas.

Ka rastin edhe te shenoje, por sa keq qe nuk ja del dot. Duket pak fare i lodhur ne fund dhe prandaj Inzaghi e zevendeson. Gjithesesi shume mire.

NGA MINUTA E 83 ROBERTO GAGLIARDNI – Pa note.

PERISIC 8 – Dy assiste dhe nje e djathte e hidhur e ndalur ne fund nga Montipo por sa shume iniciativa dhe sa shume vrap.

Dominues ne cdo moment. Eshte ai celesi i Interit sot. Fizikisht shume lart dhe duket sa here ka topin kjo gje.

Ne pjesen e dyte shkon te beje edhe sulmuesin e qendres sepse ta ulje ne stol sot do te konsiderohej dicka ilegale.

CORREA 6 – Shume pankina i kane bere mire sepse sot kishte deshire por gjithesesi vihet re se i mungon edhe fusha e lojes.

Nga kembet e tij dalin ne pah disa iniciativa te mira dhe kishte vullnet per te bere dicka me shume. Nje ndeshje qe jep shprese per te ardhmen.

NGA MINUTA E 59 GOSENS ME NOTEN 6 – Disa iniciativa nga krahu i tij dhe shume kujdes per detajet.

Ai vendos disa minuta te tjera te rendesishme ne kembet e tij dhe ben nje hap tjeter drejt rikthimit perfundimtar si nje element formacioni.

DZEKO 7 – Nuk ka me shkeputjen e njehere e nje kohe, por ben mire. Arrin qe me inteligjente te tregohet i vlefshem per skuadren me levizjet e tij.

Eshte pak i pasakte me pasimet, por eshte dicka qe varet edhe nga loja. Shenon golin numer 9 qe heq shume presion nga mendja e tij dhe skuadra.

TRANJERI INZAGHI 7 – Donte nje ndeshje prej Interi te vertete dhe u kenaq. Zikalterve i mjafton nje pejse e pare per te marre tre piket diten e sotme pas fitores se rendesishme ne Stadium.

Rrezikon me Dimarcon nga minuta e pare por eshte nje zgjedhje qe shpaguan. Mesazhi per kampionatin eshte edhe me i qarte tani.

VERONA: Montipò 7, Casale 5,5, Günter 5,5, Ceccherini 5,5 (dall’82’ Sutalo sv), Faraoni 5,5 (dal 61′ Depaoli 6), Tameze 6,5, Ilic 5,5, Lazovic 6 (dall’82’ Cancellieri sv), Bessa 5,5 (dal 61′ Lasagna 5,5),Caprari 6, Simeone 6. All. Tudor 6.

ARBITRO: MARINELLI 6,5 – Nje konfirmim tjeter qe eshte nje arbiter i besueshem dhe me personalitet.

Ne Meazza nuk ndodhin situata te veshtira, por ai limitohet duke lene lojen te luhet sa me shume duke u bere edhe i padukshem ndonjehere per lojtaret qe donin faulla te lehte.

ASSISTENTI: Rossi 6 – Liberti 6

VAR: Aureliano 6

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.