Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 26, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter-Dybala, cfare prapaskene ne muajin korrik: “Nese sot nuk eshte tek Inter, fajtor kryesor eshte… agjenti i tij”.

Inter-Dybala, cfare prapaskene ne muajin korrik: “Nese sot nuk eshte tek Inter, fajtor kryesor eshte… agjenti i tij”.
Inter Club Staff

Inter dhe Paulo Dybala kane qene vertete shume afer gjate veres se fundit, ku argjentinasi ishte nje lojtar i lire. 

Aq shume, sa agjenti i lojtarit u takua me drejtuesit e Interit ne seline zikalter, dhe nuk pyeti aspak per mediat qe ishin jashte.

Agjenti i Dybala erdhi ne Milano, ne seline e kliubot per te folur per kontraten qe Paulo Dybala do te kishte me Interin.

Keto prapaskena jane zbuluar direkt nga Grand Hotel Calciomercato, ku Di Marzio eshte futur ne te thella te kesaj tratative.

“Agjenti i Dybala, Antun, por edhe ndermjetesues te tjere, jane futur ne seline e Interit ne korrik me nje qellim te qarte”.

“Takimi ka ndodhur ne katin e fundit te pallatit ne Viale della Liberazione, dhe takimi ka ndodhur me te gjithe drejtuesit e Interit prezent”.

“Inter per here te pare ne ate takim te korrikut ka bere oferten e pare per Dybala: kater vite kontrate dhe nje kontrate me pese milione e gjysem euro rroge”.

“Ne kete moment, ka pasur besim se mund te arrihet nje marreveshje. Por kishte nje detaj jo te vogel per te diskutuar”.

“Lojtari kerkonte tete milione euro ne sezon, dhe qe ishin dy milione euro e gjysem me shume se sa oferta e Interit”.

“I pari qe largohet nga takimi pas dy ore e gjysme ka qene Giacomo Petralito. Ai ka qene nje nga ndermjetesuesit e perfolur te kesaj tratative”.

“Ai eshte therritur per te negociuar me Antun, duke qene se mardhenia e tij ka qene me e afert me agjentin e Dybala”.

“Nderkohe, duke u rrethuar nga mikrofona dhe gazetare, ai ne dalje te selise se Interit tha disa fjale qe perfunduan menjehere ne faqet e para te gazetave:

“Nese Marotta ka pasur deshiren dhe vullnetin per te therritur ne seline e klubit agjentin e lojtarit mund te themi se eshte dicka pozitive”.

“Nderkohe, Antun ben fantazmen, del me drejtuesit e Interit nga dera e pasme, me makine. Takimi kishte perfunduar, por nje marreveshje nuk kishte”.

“Por pertej atyre dy milione e gjysme oferte, Agjenti i Dybala me sa duket ka kerkuar rreth gjashte milione euro komisione, gje qe ka bere Interin te marre kohe”.

“Nderkohe, vetem pak dite me pas, pas nje presingu te larte te Lukakut, duke tentuar gjithcka per tu rikthyer ne Milano, ndodhi edhe terheqja e Interit per Dybala”.

“Inter sheh mundesine e arte per te marre Lukaku ne huazim dhe hidhet all-in per belgun e Chelsea ne ate kohe”.

“Do te jete ai zgjedhja perfundimtare e Simone Inzaghit, qe e preferoi keshtu perpara Dybala ne ate kohe per te kompletuar sulmin me Lautaron, Dzeko dhe Correa.”

“Dybala shpresoi deri ne fund, por nuk ndodhi me asgje. Per te doli mundesia Roma, dhe pasi priti per disa jave me radhe per nje telefonate tjeter te Interit, dhe pasi ishte bere gati per te ulur pretendimet e tij, ai pranoi te shkonte te Roma.”

“Nje merkato kjo si nje film, me shume prapaskena dhe te papritura. Por Dybala mund te ishte tek Inter sot, nese agjenti i tij do te kishte pranuar ate oferte te pare te Interit… Nese.”

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.