Inter e nis kampionatin me nje “dhimbje koke”: Ja kush eshte problemi me i madh i skuadres ne kete moment!
Miqesoret komentohen gjithmone duke mos u treguar asnjehere i prere, por ne shtepine Inter ka dicka qe shqeteson.
Ne kete moment, skuadra zikalter duket pak jashte forme dhe ka nje repart te tere qe nuk po ben detyren e saj mire.
“Behet fjale per mbrojtjen dhe Inter e nis kampionatin e saj me dhimbje koke pikerisht per kete fakt. Per mbrojtjen e saj”.
“Ka qene nje dhimbje koke edhe diten e djeshme ndaj Villareal, ku Inter edhe njehere nuk ka arritur te beje mire kete vere”.
“Dje ne kete repart kane gabuar te gjithe: Dumfries ka qene shume larg Pedraza te goli i pare i shenuar nga Villareal”.
“Ka gabuar edhe Skriniar ne debutimin si titullar kete sezon, i cili eshte djegur gjithashtu nga shpejtesia e Pedraza”.
“Handanovic ka gabuar te me shume se nje gol por edhe Bastoni, edhe pse nuk beri asnje gabim direkt, ka pasur mungesa ne pozicionim”.
“De Vrij dukej mire, por ne fund, 4-2 ka qene edhe per fajin e tij. Reparti qe ka qene nje pike force per Interin kete vere ka qene problemi me i madh”.
“Dhe e dini ku qendron e bukura? D’Ambrosio qe u fut me Dimarcon kane bere me mire se titullaret ne pjesen e dyte…”