Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

605 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, ethe prej Champions. Ja sa shume spektatore do te kete sot ndaj Tottenham ne Meazza!

Inter, ethe prej Champions. Ja sa shume spektatore do te kete sot ndaj Tottenham ne Meazza!
Inter Club Staff

Le ta pranojme qe ne fillim te artikullit: nese ka nje tifozeri kampione ne Itali, ajo eshte ajo e Interit dhe nuk ka asnje diskutim per kete.

Pas suksesit vitin e kaluar te tifozeve zikalter ku ne Meazza shkuan me shume se 1 milione tifoze gjate gjithe sezonit, populli zikalter duket se kete sezon eshte akoma me shume entuziast dhe pasionant dhe ka mbushur plot e perplot cdo ndeshje te luajtur ne Meazza.

Jo vetem sukses me SOLD OUT-in e abonimeve, por tashme e kane radhen ndeshjet.

E keshtu, nuk kishte si te ishte ndryshe edhe per ndeshjen hapese te Champions, Inter-Tottenham.

Pas 60 mije spektatoreve te shtunen pasdite ne San Siro kunder Parmes (te sapongjitur ne Serie A), Interi eshte gati qe te perqafoje nje numer me te larte tifozesh edhe sot ndaj Tottenham.

Deri ne mengjesin e djeshem biletat e shitura kane kapur kuoten e 62,500 tifozeve.

Nje shifer e cmendur kjo per nje ndeshje qe luhet ne mesjave dhe ndaj nje kundershtari qe edhe pse eshte shume i forte, hijeshine e Barcelones nuk e ka.

Gazzetta dello Sport shkruan se ne Meazza do te jene diku tek 65.000 – 70.000 tifoze, nje numer publiku i denje per nje finale Championsi.

Tashme i takon Interit te mos zhgenjeje tifozet e saj sepse shume prej tyre do te nisen nga larg e do te sakrifikojne pa frike nje ose dy dite pune.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.