Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

394 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, fillon “mission impossible”: Inzaghi ka mbledhur ne nje takim skuadres dhe i ka bere nje kerkese te madhe!

Inter, fillon “mission impossible”: Inzaghi ka mbledhur ne nje takim skuadres dhe i ka bere nje kerkese te madhe!
Inter Club Staff

Interi i Inzaghit, pasi ka fituar kalimin e grupeve ne Champions League, tani deshiron vazhdimesi ne Serie A.

Menjehere radhen e ka Serie A, ku zikalterit do te luajne sot ndaj Venezias e ku do te kerkohet me patjeter fitorja.

Por duket se Inzaghi ka mbledhur skuadren dhe i ka kerkuar nje sfroco serioze duke u bazuar edhe ne kalendar.

Tekniku Inter ka vene nje fare “mission impossible” per skuadren e tij sepse ka kerkuar qe te behet gjithcka qe Interi te shkoje ne vendin e pare deri per Krishtlindje. Si? Kete e shpjegon Tuttosport.

“Eshte nje mision i ri. Simone Inzaghi e ka vene kete mision per Interin e tij, pasi ka evituar qe Milan dhe Napoli te largoheshin me shume dhe pasi eshte afruar ne kater pike.”

“Fale 1-1 ne derbi dhe fale 3-2 ndaj Napolit, zikalterit nuk jane larguar por jane afruar me dy skuadrat e kreut.”

“Me pas ka ardhur edhe suksesi ne Champions qe e ben Interin te fokusohet totalisht te ndeshjet e Serie A.”

“Ky eshte nje avantazh i madh ne krahasim me Milanin, qe do te tentoje gjithcka ne ndeshjen e fundit ne Champions League per shembull.”

“Nderkohe, Inter do te shkoje ne Madrid totalisht e relaksuar per rezultatin dhe nese vjen nje fitore, shume mire, por nese jo, asnje problem. Objektivi eshte arritur.”

“Por ka edhe me shume: tani Interi gjendet perpara nje kalendari qe buzeqesh, dhe ku gjithcka nis nga transferta ne Venezia qe nuk eshte nje kundershtar i dobet, por nuk futet te transfertat e veshtira.”

“Me pas, te merkuren, Inter do te perballet me Spezian e ishit Thiago Motta, edhe kjo nje ndeshje relativisht e lehte ne leter.”

“Keto dy jave do te jene nje forme presioni per Napolin dhe Milanin qe kane ndeshje me te komplikuara.”

“Milani ka ndeshje me Sassuolon dhe Napoli do te luaje ndaj Sarrit. Nderkohe Milani te merkuren do te kete ndeshje ne Marassi kunder Shevcenkos dhe Genoas.”

“Inter me pas ne daten 4 dhjetor do te luaje ndaj Romes kunder Mourinhos ne Olimpico dhe me pas, deri ne Krishtlindje do te luajne me Cagliarin (ne shtepi), Salernitana (jashte) dhe Torino (ne Milano).

“Nderkohe, Napoli dhe Milani do te perballen me njera tjetren kur Interi te luaje me Salernitanen ne transferte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.