Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,515 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet Conte dhe i dergon nje mesazh Eriksenit: “Mire 3 piket, por duhet ekuliber. Eriksen? Uroj qe ai me ne fund…”

Inter, flet Conte dhe i dergon nje mesazh Eriksenit: “Mire 3 piket, por duhet ekuliber. Eriksen? Uroj qe ai me ne fund…”
Inter Club Staff

Pas ndeshjes teper emocionuese 4-3 ndaj Fiorentiens, Antonio Conte ka folur per DAZN dhe ka thene: 

“Tre piket jane shume te rendesishme, por eshte e drejte te bejme disa vleresime per kete ndeshje.”

“Eshte dicka e mire te kemi shenuar kater gola, por duhet te permiresohemi ne mbrojtje sepse nuk mund te pesojme tre gola.”

“Djemte e dine: ekuilibri eshte baza e gjithckaje dhe sot nuk kemi qene aspak ne ekuiliber ne fushen e lojes”, shpjegon tekniku zikalter per sa i perket nisjes se cmendur qe Interi i ka bere kampionatit.

Eshte me e thjeshte te punosh ne fazen mbrojtese?

“Duam te punojme ne aspektin e mbrojtjes duke menduar gjithmone se si te shkojme perpara, duke bere presion te vazhdueshem.”

“Duhet te permiresohemi por sot per here te pare ne karrieren e tij Bastoni bente lojtarin e qendres dhe Kolarov ishte ne paraqitjen e tij te pare me Interin.”

“Jane gjera qe duhen marre parasysh kur bejme vleresimet per ndeshjen. Por kemi pasur shume lojtare ne sulm sot, prandaj edhe kemi pesuar kundersulme.”

Sot ka pasur nje rast te rendesishem per Eriksen, por duket se me danezin ne fushe Interi humbet kohen e aksionit dhe manovra nuk eshte korale. A do e besh te futet ne kanalin tend?

“Ne punojme me Christian ashtu si punojme me te gjithe. Ai, ne krahasim me kohen kur erdhi, i ka rritur shume xhirot e motorrit dhe po luan ne pozicionin e tij ideal.”

“Ka bere nje ndeshje te mire. Ne punojme, shpresojme qe tek ai te kete kualitet dhe ai ti nxjere ne pah ato.”

“Ndonjehere te del direkt, ndonjehere disi me vone. Por duhet te kemi besim dhe une tek ai e kam. Eshte nje djalosh ne rregull, qe stervitet shume mire.”

“Uroj qe te ndeze sa me shpejt shkendijen dhe ta ndeze ne menyre perfundimtare.”

Dje ke thene: “Duhet te mesoj qe te shijoj me shume rrugetimin”…

“Eshte nje reflektim qe kam bere pas vitit tim te pare ketu. Shpesh perqendrohem aq shume te fakti qe dua te fitoj me te gjitha kushtet sa harroj rrugetimin qe po bej.”

“Vjet duhet ta kisha shijuar me shume sezonin. Beme nje sezon te bukur. Te shoh lojtaret te rriten ne 360 grade, pertej fitores apo jo, eshte dicka shume e bukur.”

“Nje tranjer duhet ta shijoje kete gje. Duhet te mesoj dhe une ta bej. Vitin e kaluar fituam shume besueshmeri, si ne Itali por edhe ne nivel nderkombetar.”

“Skuadra sot ka treguar karakter te madh dhe ne i kemi dhuruar nje gezim tifozeve. Jam krenar per Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.