Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

378 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet Conte ne konference: “A do te qendroj te Interin sezonin tjeter? Nuk me duket se eshte…”

Inter, flet Conte ne konference: “A do te qendroj te Interin sezonin tjeter? Nuk me duket se eshte…”
Inter Club Staff

Pasi eshte kaluar me sukses edhe prova ndaj Genoas, edhe ajo ndaj Parmes, tani per Interin ka arome big match.

Neser ne Meazza, do te vije Atalanta e Gian Piero Gasperinit qe deri me tani ka qene ne forme shume te mire.

Nderkohe per Interin duhet me patjeter nje fitore, duke pare edhe fitoren e Juventusit ndaj Lazios diten e djeshme.

Mbrojtja ka pesuar vetem nje gol ne shtate ndeshjet e fundit. Mund te flasim per nje pune te madhe ne fazen e prapavijes?

“Cdo skuader duhet te kete nje ekuiliber te drejte. Nese arrin te mbash cdo repart te bashkuar, mund te marresh rezultate te medha.”

“Nese ndeshjen do e fitoje gjithesesi ai qe do arrije te sulmoje me mire, dhe jo e kunderta.”

Kjo sfide per ju eshte ndeshja me e komplikuar nga te gjitha deri ne fund?

“Nuk e di, me siguri eshte e veshtire sepse do perballemi me nje skuader qe krijon gjithmone problematika te medha per cdo skuader.”

“Tashme eshte nje realitet i konsoliduar. Kane besim te vetja e tyre, kane lojtare te forte ne fushe dhe ne pankine.”

“Nje emer mbi te gjithe: Muriel, qe shpesh here e ka nisur nga pankina por ka zgjidhur shume ndeshje te komplikuara.”

“Gasperini po ben nje pune te jashtezakonshme, ka gjetur nje ambient te duhur, jam i lumtur per te dhe Atalanten qe per pak kohe e kam stervitur edhe une.”

Jeni krenar per rrugetimin qe po beni ne mes te shume veshtiresive?

“Duhet te jemi krenare sepse ne kemi punuar duke dhene me shume se 100% nga vetja.”

“Pertej cdo situate ne kemi dhene maksimumin tone, ndonjehere arrijme ta shprehim me mire e disa here me pak, por vullneti eshte ai. Te vazhdojme te punojme per klubin, tifozet dhe veten tone.”

Cfare peshe do te kishte nje fitore neser?

“Flas per ate qe na takon neve dhe jo Atalantes. Prej pak kohesh ajo ka arritur te munde te gjithe klubet e medha ne Itali.”

“Kjo te jep force por edhe besim te aftesite e tua. Kur arrin ta luash ndeshjen si e barabarte me te gjithe, do te thote se je ne rrugen e duhur.”

Prej kohesh flitet per nje Inter favorite per kampionatin. Eshte me e veshtire qe te mbash skuadren e perqendruar keshtu?

“Skuadrat e mia luajne gjithmone per te fituar. E nis apo jo si favorite, ska shume rendesi.”

“E kaluara ka treguar se edhe kur jam nisur si jo favorit me Chelsea apo Juventus, nuk jam fshehur kurre. E dini shume mire kush eshte objektivi im. Pasaj ne fund fiton vetem nje.”

Pas ndeshjes se kaluar ne faze ne pare, keni bere 47 pike ne 54 ndeshje. Cfare ka ndryshuar per mentalitetin e lojes qe atehere?

“Edhe vitin e shkuar kemi bere numra te rendesishem ne. Duke bere llogarite, kete vit ama kemi bere me shume pike.”

“Por nuk mendoj se po behet dicka ndryshe, thjesht te qenit perpara te tjereve mbase na ka dhene nje marsh tjeter.”

“Mendoj se ka ndryshuar pikerisht kjo.”

Ke folir gjithmone per konceptin e grupit ne te kaluaren, mbase kesaj radhe eshte Lukaku lojtari qe mungonte ne krahasim me eksperiencat e meparshme? Cfare ndeshje ke pare per te studiuar Atalanten?

“Une vazhdoj te mendoj se fitohet me skuadren sepse eshte skuadra ajo qe nxjer ne pah individitet.”

“Kerkojme gjithmone qe te veme lojtaret tane ne kushtet me te mira te mundshme. Rritja vjen vetem duke punuar fort cdo dite.”

“Per sa i perket Atalantes, kemi studiuar shume situata te ndrushme dhe eshte ndeshja e katert qe kur kam ardhur une tek Interi.”

“Ata i njohim dhe ata na njohin. Do te jete nje sfide shume e veshtire sepse ato kane vene ne veshtiresi te gjithe skuadrat e medha te Serie A.”

Eshte folur shume per Conte-ter (qendrimin e Contes tek Inter). E keni menduar kete gje?

“Ka nje fakt ne kete mes, une kam nje kontrate edhe per nje sezon tjeter. Por ne kete moment te gjithe qe punojne per Interin jane te perqendruar vetem te e tashmja.”

“Nuk duhet te mendojme gjera te tjera, duhet te mendojme vetem te e tashmja, nga tani e deri ne fund.”

“Ate qe do te ndodhe une nuk e di, nuk e imagjinoj dot. Eshte nje situate qe nuk mund ta parashikoj.”

“Ne mund te perqendrohemi vetem te te tashmja dhe per te ardhmen do te kete kohe ne fund te sezonit.”

“Pastaj per ne eshte shume e rendesishme qe te tregojme se kemi derguar Interi ne nivelin qe e meriton.”

“Ate qe do te ndodhe do e tregoje vetem koha. Duhet te jemi te vendosur ne te ardhmen tone deri ne fund te kampionatit. Per te tjerat nuk duhe te mendojme.”

Perballja taktike qe ke bere me disa postime ne rrjete sociale ka qene konstruktive?

“Me siguri. Shume mendime lidhen me mendimet e mia. Shume me kane komentuar dhe me kane thene se goli ka rendesi te vije, por ska problem a vjen me pasime direkte apo vertikale e horizontale.”

“Une kam pare pergjigje shume interesante qe me kane pelqyer shume. Disa me kane bere te reflektoj jo pak.”

“Une i lexoj komentet e tifozeve. Perfitoj nga rasti per ti falenderuar ata qe kane komentuar. Ka qene dicka qe me ka kenaqur.”

“Kur te jete mundesia prape do e bej. Mendoj se te flasesh me tifozet eshte dicka e bukur.”

Nje mendim per Claudio Sgagni qe ti edhe e ke njohur…

“Nje lajm i trishtueshem, sepse po flasim per nje person qe eshte larguar shume i ri nga kjo bote.”

“Ka shume trishtium. Ka punuar ketu tek Interi per shume tranjere si perkthyes. Bashkohem me dhimbjen e familjes nga ana ime dhe e Interit. Nje lajm i trishtueshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.